VARIANTE SA PËR TA KALUAR NJË NATË PA TY
E merkure, 20-06-2007, 09:25pm (GMT)
Në atdheun tënd të çmendur Nuk arrijnë klithjet e natës së errët Të çarë nga parandjenjat e kobshme Po këndoj Bona ime, po shkruaj Sa për ta kaluar një natë pa ty Frymëzimi do të prehet në korpë I djegur nga zhgënjimi... i vetëm tretem pres dënes s'jepem tretem pres dënes s'jepem i vetëm pres dënes s'jepem i vetëm tretem dënes s'jepem i vetëm tretem pres s'jepem i vetëm tretem pres dënes mbi qerpik më varet pagjumësia më thuaj më thuaj e dashur ku t'i adresoj klithjet e mia....
|