| Letërsia Shqiptare | ||||
|
POEMA E merkure, 20-06-2007, 09:29pm (GMT) Je një poemë e gjatë
Të lexoj me heshtje Më e bukura se çdo poemë e antologjive botërore Plot metafora të padeshifruara Si hieroglife Të ndjej po s'mund të të rrëfej Pa fund e fillim si universi Frymon dashuria Përkulet vdekja Ti je poemë e gjatë Të lexoj në heshtje Me gjuhë gishtërinj puthje prekje... *** heshtja jote hieroglif i koklavitur i pakuptueshëm telefoni im i vdekur skaj dritares një mesazh të heshtur a do ta mbart një alo që do të kthente paqën në këtë dhomë... |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||