Letërsia Shqiptare

E SHTRIRË NË PLAZH MEMECE SI RËRA
E merkure, 20-06-2007, 09:31pm (GMT)

E shtrirë në plazh memece si rëra
Ndjenjat digjen u bie lëkura
As uji i ftohtë nuk i freskon
Bëj të flas po ca duar prej ajri
Më mbyllin gojën të mos flas
Kanë frikë, sa kanë frikë
Mos prishet magjia
Dhe befas ti bëhesh asgjë
Gjithnjë kemi heshtur e dashur
Vetëm pemët kanë folur
E shtrirë në plazh memece si rëra
Lakuriqe si dashuria...


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.