AQ SA PREKET E PUSHTOHET TYMI
E merkure, 20-06-2007, 09:32pm (GMT)
I mbështjellë me heshtjen e kësaj mbrëmje Këndoj një këngë për një vashë sy ulliri Drini Zi i heshtur si mendimtar Rrjedh mes për mes qytetit me shumë ura Nga kutia e cigareve plot numra telefoni Nxjerr një mikeshë dhe e thith dashurisht Në tymin dredha - dredha shfaqet imazhi saj Dua ta prek ta ndiej ta puth ta pushtoj... E prek e ndiej e puth e pushtoj... Aq sa preket ndjehet puthet pushtohet tymi...
|