| Letërsia Shqiptare | ||||
|
IKJA NGA MËKATI ËSHTË GËNJESHTËR E merkure, 20-06-2007, 09:33pm (GMT) Valët e Liqenit janë këngë të lashta
A i dëgjon e dashur Lirës i bie dashuria Besomë Oj e bukura e Strigharit Natën e shpikur për dehje që të pashë Ah! Të lutem mos thuaj asgjë Duhet të heshtim patjetër Apo jo. Le të flasin trupat tanë të shtrirë në ekstazë Shiko qiellin lutju si një ikone të mëkatarit Uratat leri për një kohë tjetër, janë marrëzi të klerikëve Ruaju mallkimit të zemrës sate Ikja jote s'është zgjidhje As shpëtim nga gabimi që duhet bërë patjetër Ikja nga mëkati është gënjeshtër Mashtrim i bukur E asgjë tjetër. * * * Vetëm një klithje është jeta, më tha Pastaj u bë mjegull Që atëherë dal të më lagë shiu... |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||