Letërsia Shqiptare

FSHEHTËSI
E merkure, 20-06-2007, 09:34pm (GMT)

Ti je një botë e madhe fshehtësishë
I ruan kudo në çdo pjesë të qenies sate
Fshehtësi fshehtësi fshehtësi
Në buzë në sy në thimtha...në...
Kam turp ta them
I ruan në xhepat e padukshëm të ndërgjegjes
Fshehtësi që shpalohen si fleta
Të një libri me shumë vëllime
Ti je fshehtësia që nuk të zbuloj
Edhe kur shtrihesh lakuriqe pranë meje
Edhe kur derdhem thellë në qenien tënde
Si rrëshirë
Kur jam më afër zbulimit
Dritën s'e duron dot bebëza ime...


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.