| Letërsia Shqiptare | ||||
|
NË BANESËN ME QIRA FUTËM DASHURINË E merkure, 20-06-2007, 09:35pm (GMT) Në qytetin me shumë ura morrëm banesë me qira
Fshehtas e futëm dashurinë lakuriqësuam ndjenjat Dritat e moralit i fikëm Mollën e mëkatit e kafshuam Gjarpërinjve ua zhveshëm lëkurën e mashtrimit Çarçafët e turpit i përlyem me dënesje Gjurmë pakujdesie nga një luftë e heshtur Dashurinë shfletuam Si libër të rrezikshëm disidenti Të nesërmen u zgjuam herët Në sytë tanë i lodhur ish qyteti Saherë tani kalojmë nga ajo shtëpi Asnjë fjalë nuk themi vetëm shikohemi Puthemi pushtohemi Aty banon një plak dhe një plakë Dhe dy hije të mbetura nga një natë e nxehtë vere... |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||