Letërsia Shqiptare

NDJEJ MALL TA SHOH ROMËN TË LAGUR NGA SHIU
E merkure, 20-06-2007, 09:38pm (GMT)

Dua të të shoh pa ombrellë tani kur më lagin pika malli
Me flokë të shprishura me buzëqeshje e puthje të lagura
Dua të të shoh të heshtur të strukur në krahët e pritjes
Si i hap fshehtësitë si guaca me margaritarë dëshirash iluzionesh
Gjerdan të gjatë vezullimash që tani i var në qafën e ditës së lodhur
Ti je një thirrje e largët thirrje shituese sirene
Edhe i shurdhër të isha do ta dëgjoja siç e dëgjoj tani
Do të vij patjetër siç vij shpesh netëve të vona
...Këtë mbrëmje do të pres një biletë
Po s'e di ku do të nisem
Dua të ik nga zhurrma e fjalëve
Këtë ditë ta freskoj diku...
Ndjej mall ta shoh Romën të lagur nga shiu
"Lum ata që s'e kanë të ndaluar ta shohin Romën"
Këtë qytet më shumë se kujtim
Më shumë se dashuri


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.