Letërsia Shqiptare

TOKË PJELLORE
E merkure, 20-06-2007, 09:39pm (GMT)

Provo të mbjellësh të vërteta do vdesësh i uritur
Do t' marrin për të çmendur me gurë do t'godasin
Do t' pështyjnë në fytyrë tradhëtar do t'shpallin
Në kryq do t' kryqësojnë me dy kriminelë
Në shkëmb do t' lidhin të të rrah stuhia...
Provo të mbjellësh gënjeshtra
Këmbëthyera këmbëshkurtra këmbëgjata
Që përsëriten ripërtrihen prap përtypen
Gënjeshtra të vjetra të reja
Do t' bindesh se kjo tokë është pjellore
Mund ta mbash gjallë shpirtin tënd dhe të familjes
Do të jesh i pasur i nderuar i hymnizuar
Do të qeshësh me të çmendurit që s'e dijnë
Se kjo tokë kjo klimë
Sa e papërshtatshme është për të vërteta


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.