Letërsia Shqiptare

PRANË PËRMENDORES
E merkure, 20-06-2007, 09:40pm (GMT)

Njeriu i vogël i lodhur
I zverdhur i harruar i ngujuar
I heshtur i fjetur
Qëndron pranë një përmendoreje
Pranë tij kalon fshehtas historia
Dhe s'e përshëndet fare
Ca hapa mëtej një vashë
Ia shfaq dëshirën për një prekje
Pret ajo ai të zgjohet
Ta zhvesh petkun e zhgënjimit
Ti duhet ta prekësh, ta pushtosh, o njeri...


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.