BREZI IM
E merkure, 20-06-2007, 09:41pm (GMT)
Derdh klithma në trotuar Mureve me sprej shkruan grafite: "Humbja nuk është opcion" "Emri im është i vlefshëm" "Të mendosh a mos mendosh" Petkun epik e ka zhveshur Kafenë e pi më këmbë Jetën e do më shumë se historinë Poshtërimin kurrë s'e pranon Ai është paqësor... Ai është paqësor... Trotuareve të vetmisë fishkëllen një melodi Me zhgënjimin hudhur pas shpine Si palltë të shkyer xhins Klithjet i përtyp si çamçakëz Baballarët e kombit s'i honeps Pamfleteve nuk u beson Heretik dekadent Ai është paqësor ... Ai është paqësor ...
|