Letërsia Shqiptare

BREZI IM
E merkure, 20-06-2007, 09:41pm (GMT)

Derdh klithma në trotuar
Mureve me sprej shkruan grafite:
"Humbja nuk është opcion"
"Emri im është i vlefshëm"
"Të mendosh a mos mendosh"
Petkun epik e ka zhveshur
Kafenë e pi më këmbë
Jetën e do më shumë se historinë
Poshtërimin kurrë s'e pranon
Ai është paqësor...
Ai është paqësor...
Trotuareve të vetmisë fishkëllen një melodi
Me zhgënjimin hudhur pas shpine
Si palltë të shkyer xhins
Klithjet i përtyp si çamçakëz
Baballarët e kombit s'i honeps
Pamfleteve nuk u beson
Heretik dekadent
Ai është paqësor ...
Ai është paqësor ...


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.