NË PROVINCË
E merkure, 20-06-2007, 09:42pm (GMT)
Gazetat s'vijnë fare Posta rri hapur disa orë në ditë Telefonat nuk janë instaluar Letrat arrijnë me vonesë Megjithatë Në provincë ka më shumë arsye Njerëzit të jenë të lumtur Aty ka një ëndërr me metropolë Ku njerëzit shëtisin me limuzina Fëmijët kënaqen në luna parqe Bëhet dashuri me telefona celularë Bota shikohet me TV kolor S'pihet ujë kroni por pepsi e coca cola Në provincë njerëzit nuk e dijnë Se në atë ëndërr Ka mjaft uri për dashuri provinciale...
|