| Letërsia Shqiptare | ||||
|
TI S'DUHEJ TË VIJE SONTE E merkure, 20-06-2007, 09:42pm (GMT) Ti s'duhej të vije sonte
Jo ti s'duhej të vije Në këtë botë të egër të princave Në këtë botë të egër të fjalimeve Ku gjithçka pëlcet nga pakujdesia e fjalëve Ti s'duhej të vije sonte Jo, ti s'duhej të vije Në këtë mes ku hyhet e dilet nga historia Siç mund të hyjmë e të dalim nga vetshërbimi Ku blihet me çmim të lirë mashtrimi Kthehu në mbretërinë tënde Jashta saj fillon kotësia Vazhdo ta ëndërrosh detin Dhe vashën me sy ngjyrë ulliri Në ato dy liqej Plot shpresa e iluzione Shikoje vetveten Ai nuk i ngjan njeriut të sotëm Pjesë e botës së madhe të fjalimeve Ti je soj tjetër Mallkim perëndie |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||