UDHËTIM ME NOLIN
E merkure, 20-06-2007, 09:43pm (GMT)
(Sipas një letre të Nolit dërguar Th.Tashkos)
Tundet anija me nge hepohet anohet lundron Pas nesh mbetet Napoli Kollitet si një plak Vezufi Vashat ngrejnë shamitë lart në qiell Më pas fshijnë lotët që shkëlqejnë si diamante Psherëtimë e dhembje të parrëfyer me penë Zëra të mbytur klithje: - Mos na harroni! - Mirupafshin Napoli e bukura Itali! Larg është Toka e Premtuar E bukur Si një vashë që çel gjitha dyert e ëndrrave Lakuriqe fluide e paprekur nga mëkati... Bën mot i vrenjtur e lodhur është dita E mbështjellë me tis bezdie Ca hapa matanë Noli shfleton Niçen Si shkretëtirë e kaltër shtrihet para nesh deti I heshtur si një njeri i vuajtur I mbushur me fshehtësi Pas nesh mbetet atdheu i bukur i çiltër Si një vashë që pret t'i falim së paku nga një buzëqeshje Kristal i çiltër dashurie. Kamarierët sillen si të hutuar Gjellë të pakripur pa shije na servojnë Dhe ca pemë të freskëta të shijshme të ëmbla Noli bisedon me të gjithë udhëtarët Me gjuhën e ëndrrës Gjuhën e harruar të zotrave pagan Italianë anglezë gjermanë amerikanë Na tallin kur u themi se jemi shqiptar Re hidhërimi mbështjellin fytyrën e poetit Që ngre duart nga qielli Thellë humbet shikimi i tij: " E shikon si na shajnë o perëndi?! Dhe në u shurdhove gjer në fron do të arrijmë Do të të lëkundim, do të të zgjojmë Të na dëgjosh!" Tundet anija me nge Hepohet anohet lundron Lart e shoh dhe tani gjeniu i anijes si valon...
|