| Letërsia Shqiptare | ||||
|
PUSHTOM SONTE VERË E VJETËR E merkure, 20-06-2007, 09:44pm (GMT) "Kjo s'është kohë për Kremte"
Lou Reed Pushtom sonte verë e vjetër Si një grua e përdalë Kurrë jo, s'e deshta vdekjen Sall për jetën ndjeva mall E nxirë festa nga pikëllimi Diku larg ka tretur qeshja Rreth e rrotull si hijenë Ulurin e sillet vdekja Në të çarat e një dere Hyn një vashë me vello veshur Dashuria i hap krahët Dhe s'beson se është e vdekur Natë e trishtë derdh kumte vdekjeje Si të ngre sonte dolli Për shpirtin e një fëmije Hija ime ndez qiri E nxirë festa nga pikëllimi Diku larg ka tretur qeshja Rreth e rrotull si hijenë Ulurin e sillet vdekja IM GJYSH BESON NË PËRJETËSI Pret secili ta mëshirojë si fëmijë Ankohet për dhembjet e qena të paqena Nëpër trup i derdhet ngathtësia Vetmia i dhemb më tepër se çdo sëmundje Im gjysh jeton në botë të mbushur me avuj kujtimesh Nuk sillet me jetën si diktator Udhëtar i ngathtë që ka humbur shumë beteja Im gjysh beson në përjetësi Ditët i harxhohen shumë shpejt Edhe ca i kanë mbetur Si pikat e fundit të verës Që zvarriten mureve të gotës "Do të vdes pa e kuptuar Këtë bukuri shituese", thotë. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||