(Kim Mehmetit)
Fotografitë janë shumë reale
Ata deshifrohen me çelsin e çasteve
Shihen shumë qartë ngjyrat e jetës
Kjo fotografi ka ngjyrë mallëngjimi
Kjo tjetra këtu ka ngjyrë dhembjeje
Kjo e zbehura ka ngjyrë harrimi
Kjo e grisura ngjyrë zhgënjimi
Fotografitë janë reale
Aty ka krijesa lëvizëse
Që s'e dijnë të ardhmen e tyre
Ua dij orën ditën vitin e saktë
Kur bota do tu mbulohet me mjegullën e zezë
Po ata nuk më dëgjojnë
Jetojmë në dimensione të ndryshme
Mbase edhe ne jemi diku në ndonjë fotografi
Dhe mbase kaherë kemi vdekur
Në një dimension tjetër...
Fotografitë janë reale
Deshifrohen me çelsin e çasteve...