VASHAT HUDHIN LULE NË DETË
E merkure, 20-06-2007, 09:45pm (GMT)
(Viktimave të Otrantos)
Vashat hudhin lule në detë »I shkretë dhe bosh është deti« Lule të freskëta si takimi i fundit Si shpresa që çel në çdo stinë Lule të freskëta si jeta si vdekja Vashat hudhin lule në detë Det i mynxyrshëm, ti detë Copa pikëllimi Nxjerr në breg Vashat hudhin lule në detë »I shkretë dhe bosh është deti« Ky varr i kaltër, ky detë
|