Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 12-05-2008, 08:00am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
 » Sami Frashëri
 » Suzana Kuqi
 » Shazim Mehmeti
 » Shpendi Sollaku
 » Skënder Rusi
 » Shpëtim Kelmendi
 » Skënder Temali
 » Sarë Gjergji
 » Skënder Luarasi
 » Stavri Pone
 » Suzana Zisi
 » Shqipe Malushi
 » Sadik Krasniqi
 » Salajdin Salihu
 » Selim Çerkezi
 » Sabit Rrustemi
 » Skender Biqkaj
 » Sami Gjoka
 » Sali Beqiraj
 » Savo Gjirja
 » Shefqet Dibrani
 » Sidorela Risto
 » Shaip Emërllahu
 » Syhejl Havolli
 » Stefan Martiko
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët S-SH » Salajdin Salihu
 
KREVATI
E merkure, 20-06-2007, 09:45pm (GMT)

Ai u drejtua kah pasqyra. Pa një qime të bardhë në kokë. Paska filluar
plakja të më mbështjell kokën, mendoi. Bëri ta shkulte, por sakaq ju
kujtua se ata shtoheshin më shumë. Nuk kishte më shumë se 30 vjet. Ndjehej
tepër i lodhur. Kishte muaj të tërë që nuk mund të lexonte asnjë libër.
Kishte provuar të shkruante disa herë, por mu atëherë fillonte dhe humbej
në honin ëndrrave të bardha. Dëgjonte ca zëra të largët që vinin nga një
tjetër kohë.
Të vetmet gjëra të shkruara që mendonte se nuk duhej djegur ishin ca fleta
ku rikujtonte çaste të këndshme nga jeta fëmijërore.
Kishte një kohë të gjatë që parapëlqente të udhëtonte. Ngjante si një
Ahasfer që nuk e zinte vendi. Ishte ky një dënim që më tepër se sa nga
Zoti i vinte nga mendimet e tij, të cilat i shtegtonin anekënd absurdeve
të kësaj jete. Hodhi pallton dhe bëri të dilte. Iu kujtua se s' ishte
përshëndetur me gjyshin e shtrirë në krevatin e drunjtë, i cili merrte
frymë thellë dhe ndiqte me vëmendje gjitha lëvizjet e tij. Ndjeu dhimbje
për gjyshin, i cili tani ngjante si një fëmijë që pret secili ta
mëshirojë. Jeta është një udhëtim drejt fëmijërisë, mendoi dhe doli nga
dhoma.
E dinte se do të shkonte kohë e gjatë derisa të kthehej sërish.
Që nga ai çast kaloi shumë kohë. Kishte bërë shumë udhëtime. Shumë herë
kishte harruar gjithçka nga e kaluara e vet. Përditshmëria e zhurrmshme ia
vriste të kaluarën në të cilën Ai mendonte se është i kryqëzuar çdo njeri
dhe i gozhduar me kujtimet e bukura apo të hidhura. Vetëm në disa çaste
ndjente se duhej të kthehej, por gjithnjë kishte edhe diçka për të bërë.
Kish mjaftuar një çast, një ëndërr e trishtë dhe ai kishte vendosur sërish
të kthehej në shtëpinë e vjetër, sa t'i pushonte pak eshtrat që i
kërcisnin nga lodhja. Arty e priste gjyshi i shtrirë në krevatin e
drunjtë, ...
...Dhe ktheu.
Gjëja e parë që iu kujtua ishte gjyshi. U drejtua drejt dhomës ku rrinte
ai. Ishte një dhomë e vogël, me ca dritare ku mezi depërtonte drita. Para
se të përshëndetej u drejtua kah pasqyra. Pa vetëm një qime të zezë në
kokë. Kësaj here e shkuli. Pastaj u drejtua nga krevati, por aty në vend
të gjyshit rrinte shtrirë babai.
- Bëre mirë që erdhe - tha babai, që e kishte pritur një kohë të gjatë
shtrirë në krevatin e drunjtë, i cili merrte frymë thellë dhe ashtu gati i
përgjumur ndiqte lëvizjet e djalit të tij, i cili sillej nëpër dhomë si në
një mjegullirë të madhe kujtimesh, duke kërkuar diçka që ende nuk ishte
formësuar në trurin e tij.
Lëvizjet e babait në krevat ishin të ngathta. Ai dukej tepër fëmijëror.
Kërkoi një gotë ujë. Më shumë se sa të shuante etjen, babai, dëshironte të
bindtte veten se Ai ishte në dhomë dhe e gjithë kjo pamje nuk ishte një
imazh i rrejshëm.
Ai kishte vendosur të rrinte më gjatë. Kjo ishte edhe dëshirë e vet babait
të tij me të cilin e lidhnin shumë kujtime, por ca punë që e prisnin me
ngut e detyronin që të largohej. Ai shpresonte se do të kthente shumë
shpejt, posa t'i kryente disa punë të mbetura përgjysmë...
...Dhe iku...
...Që atëherë kaloi shumë kohë dhe ai sërish pas një çasti të tmerrshëm kur
e gjithë e kaluara ju rikthye në kujtesë për një të qindtën e sekondës
vendosi të kthehej.Dhe sërish u kthye...
...Gjëja e parë që iu kujtua ishte babai. U drejtua nga dhoma e tij. Para se
të përshëndetej u drejtua kah pasqyra. Pa ca rrudha në fytyrë. Sytë që i
kishin humbur në zgavra zhyteshin thellë në pasqyrë. Pastaj ktheu kokën
kah krevati i drunjtë. Ai ishte i zbrazur. Indiferent morri një gotë dhe e
mbushi me verë që e kishte sjellur nga larg. Në pikën ku priten tre
boshtet e mureve pa një insekt në rrjetën e një marimange. Eh, kjo
marimangë, tha dhe mezi po qëndronte në këmbë. Ndjehej tmerrësisht i
lodhur, i këputur. Do të bëj një sy gjumë, mendoi, dhe do të dal sërish.
Kishte lënë shumë takime, shumë punë përgjysmë. Hodhi sytë nga fletoret ku
kishte shkruar ca fragmente nga jeta. Do të duhet t'i sistemoj të gjitha,
ose fundja do të duhet t'i djeg, tha vetmevete. Ato ishin të shumta. Do
t'i duheshin më së paku muaj të tërë për t'i shfletuar. Lodhja ia
shtrëngonte trupin. Kapakët e syve i rëndonin. Iu kujtua se dikur këtu
flente gjyshi, kurse më pas babai i tij. Dhe vetëm kaq. Ndjeu se si hapej
dera. Ishte një njeri i ngjashëm me të. I biri i tij ishte kthyer pas një
udhëtimi të largët. Ai ndiqte me shikim gjersa i biri po kridhej para
pasqyrës. Ishte tepër i ngazëllyer. Që të bindej se e gjithë kjo pamje nuk
ishte prodhuar nga ngazëllimi, e thirri të birin me emër. Ia kërkoi edhe
një gotë me ujë. Një lëmsh i madh i ishte mbledhur në gjoks. E dinte se ai
do të ikte së shpejti. Piu ujin. Nata e zezë sterrë e mbuloi botën. Në atë
errësirë të dendur pa fytyrën e gjyshit dhe babait. Ata ishin të
buzëqeshur. Tani do të ishin bashkë. Babai dhe gjyshi si në kor i thanë se
prej tani do të çlirohej nga lodhja dhe do të pushonte gjatë. Pastaj,
ndoshta në një të qindtën e sekondës, u zbardh gjithçka. Ai pa ca silueta
se si përbiroheshin nëpër plasaritjet e derës. Ai ishte vet siluetë që
ndjente dhembje për të birin që ndjehej i lodhur...


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
FOTOGRAFITË (20-06-2007)
PUSHTOM SONTE VERË E VJETËR (20-06-2007)
UDHËTIM ME NOLIN (20-06-2007)
TI S'DUHEJ TË VIJE SONTE (20-06-2007)
NË PROVINCË (20-06-2007)
TË NGREMË NGA NJË GOTË (20-06-2007)
BREZI IM (20-06-2007)
PRANË PËRMENDORES (20-06-2007)
TOKË PJELLORE (20-06-2007)
NDJEJ MALL TA SHOH ROMËN TË LAGUR NGA SHIU (20-06-2007)
S'MUND TË SHKRUAJ LETRA DASHURIE (20-06-2007)
NË BANESËN ME QIRA FUTËM DASHURINË (20-06-2007)
FSHEHTËSI (20-06-2007)
FALMË KËTË NATË (20-06-2007)
IKJA NGA MËKATI ËSHTË GËNJESHTËR (20-06-2007)
HELMI (20-06-2007)
AQ SA PREKET E PUSHTOHET TYMI (20-06-2007)
EDHE DASHURITË ARRATISEN (20-06-2007)
E SHTRIRË NË PLAZH MEMECE SI RËRA (20-06-2007)
JI PRANË MEJE (20-06-2007)
POEMA (20-06-2007)
VARIANTE SA PËR TA KALUAR NJË NATË PA TY (20-06-2007)
TASH EDHE TI DO TË IKËSH (20-06-2007)
NDEZ CIGARET REND SI ZHAK PREVERI (20-06-2007)
SËRISH SHFAQESH NË KËTË QYTET (20-06-2007)
ME NJË PUTHJE MË ZGJON (20-06-2007)
NË STACION (20-06-2007)
CASUS BELI (20-06-2007)
DHOMA E POETIT (20-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]