Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 12-05-2008, 05:00am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
 » Sami Frashëri
 » Suzana Kuqi
 » Shazim Mehmeti
 » Shpendi Sollaku
 » Skënder Rusi
 » Shpëtim Kelmendi
 » Skënder Temali
 » Sarë Gjergji
 » Skënder Luarasi
 » Stavri Pone
 » Suzana Zisi
 » Shqipe Malushi
 » Sadik Krasniqi
 » Salajdin Salihu
 » Selim Çerkezi
 » Sabit Rrustemi
 » Skender Biqkaj
 » Sami Gjoka
 » Sali Beqiraj
 » Savo Gjirja
 » Shefqet Dibrani
 » Sidorela Risto
 » Shaip Emërllahu
 » Syhejl Havolli
 » Stefan Martiko
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët S-SH » Salajdin Salihu
 
BALA
E merkure, 20-06-2007, 09:50pm (GMT)

Lajmi për vrasjen e qenve u shpërnda që në mëngjes. Arsyeja: bartnin një
epidemi të rrezikshme.
- Sërish me eksperiment!- tha babai.
- Ç'lidhje ka kjo me eksperimentet?! - pyeti nëna.
- Lista e qenve që do të vriten është bërë sipas emrave të pronarëve të
tyre. Nuk është fjala për epidemi por për provokim.
Pas këtij dialogu të shkurtë babai u mvrenjt. Bëra kinse nuk dëgjova
asgjë. Mendja më shkoi te Bala.
Në mbrëmje babai na mblodhi të gjithëve në dhomë dhe pasi na foli për
dekretin na kumtoi vendimin e tij të prerë: Balën nuk do ta dorëzonte.
Sytë tanë ku shkrepi një shkëlqim i çuditshëm sinjalizonin se në qeniet
tona të mbushur me gërmadha të tëra droje fryu një erë e lehtë gëzimi. Ai
vetëm kaq tha dhe heshti. Duhej ta lenim vetëm në dhomë me nënën. Nga
jashtë e dëgjova se Balën do t'ia dorëzonte dajës për ta fshehur.
Pas shpalljes së dekretit të gjithë filluam ta shikonim ndryshe Balën.
Ndjenja se mund ta humbnim përgjithmonë e bënte shumë të rëndësishëm në
jetën tonë prej njeriu.
Daja, i cili erdhi të nesërmen, si rëndom nuk fliste shumë. Ishte i prerë,
si çdo njeri që din t'i fsheh gjërat. Kur ai iku të gjithë filluam të
qanim, qau edhe babai edhe nëna, ne qanim për Balën, ndërsa ata qanim për
Balën dhe për ne, për dëshirat tona fëmijërore.
- Përse i vrasin qentë? - pyeti motra e vogël.
- Qentë nuk i bëjnë dëm askujt! - tha vëllau.
E ëma heshtte dhe dëneste. Në jetën e saj kishin ndodhur gjëra edhe më të
tmerrshme. Kishte pasur vetëm pesë vjet kur partizanët, "ata që
përshëndeteshin me grusht", ia kishin nxjerruar babain t'ia pushkatonim në
sheshin e fshatit, ku ajo së bashku me motrat dhe vëllaun e vetëm që do
t'i vdiste më vonë në moshë të re, kishin dalë të shihnin se si do t'ia
vrisnin babanë, i cili vetëm u kishte buzëqeshur te qëndronte i mbështetur
për muri, para mitralozit i cili duhej të derdhte vdekjen në trupin e tij.
Një dekret tjetër në çastin e fundit kishte anuluar vendimin për
pushkatim. Kësi ngjarjesh të tmerrshme ishin shënuar shpesh në ditarin e
pashkruar të jetës së saj.
Babai pasi shikoi motrën e përlotur tha me dënesje: Ata i pengojnë këtij
shteti.
Unë rrija i strukur në një qosh. Jetoja në një botë më të bukur, ku
mblidhja lule manushaqeje që do t'ia sillja nënës në mbrëmje, ndërsa Bala,
që lehte ëmbël, më ndiqte pas. Bisedat në dhomë sikur hynin nga një botë
tjetër në të cilën nuk dëshiroja të kthehsha, por për inat timin ajo
përzihej me botën që e kisha sajuar. Hynte me gjithë tmerrin e vet. Hynin
edhe bisedat e babait që shante ata që nuk na lenin të qetë të donim një
krijesë të pafajshme që na bënte të lumtur. Ai në sytë, heshtjen dhe
kërshërinë fëmijërore shihte mungesën e një dëshirë.
Daja erdhi papritmas pas disa ditës me një kumt të zi që e kishte sjellur
me vete. Dukej i zymtë. Ishte hera e parë që nuk kishte mundur të fshehte
diçka, ta mbante fjalën.
- E humba, i tha babait.
Ai nuk priti as përgjigjen e tij. Iku as pa u përshëndetur. Me një disfatë
që ia kishte ngarkuar vetvetes në shpinë. Një lot, ku mbase ishte
dendësuar gjithë dhembja e kësaj bote morri tatëpjetën faqeve të babait.
Bala do të kthehet, tha ai. Dëshirat vetëm mund t'i humbin, por jo edhe
t'i vrasim.
"E humba!", kjo tingëllonte mynxyrshëm në veshët tonë. Bala humbi, por jo
edhe shpresat tona se ai do të kthehej një ditë në vendin ku të gjithë
kishin bërë vend në ëndrrat e veta për atë krijesë të pafajshme që i donte
fëmijët më shumë se disa njerëz... Me vite të tëra, por veç kujtimit për të
asgjë nuk vinte.
- A e mba mend Balën?! - pyeti motra e cila tashmë ishte rritur. Kishte
vite të tëra që s'e kishim përmendur fare, ndonëse secili e kishte kujtuar
kushedi saherë.
- Bala, klithi babai posa e dëgjoi emrin e tij, është një dëshirë e jona e
humbur, e cila jeton diku në ne.
Tani, të gjithë të rritur, e dinim se dekreti nuk kishte për qëllim të
vriste qentë po të provokonte njerëzit.
Një natë dimri gjersa ishim të ngujuar pranë televizorit dhe dëgjonim
lajme të tmerrshme nga jashtë dëgjohej një lehje qeni.
- Ejani, jashtë është një këlysh i ngjashëm me Balën! - bërtiti vëllau.
Të gjithë e shikonim me habi. Ishte Bala. Po, ai ishte Bala, i cili nga
malli për ne ishte shndërruar në këlysh. Më kot kishin pandehur se e
kishin vrarë. Ai vetëm kishte udhëtuar, na kishte kërkuar neve që s'donim
ta humbnim.
Ata që ushqehem me krime dhe që vrasim, kurrë nuk mund t'i vrasin
dëshirat, tha babai, në sytë e të cilit shkëlqentë një lot, një lot gëzimi
që pikonte nga sytë e një prindi që ndjehet i lehtësuar kur fëmijëve u
kthehet një dëshirë që ata kaherë e kanë pasur të humbur.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
ZËRA TË LARGËT (20-06-2007)
UDHËTIMI (20-06-2007)
NËNA (20-06-2007)
ILUZIONET (20-06-2007)
PIKTURA E ZEZË (20-06-2007)
BRAKTISJA (20-06-2007)
KREVATI (20-06-2007)
VASHAT HUDHIN LULE NË DETË (20-06-2007)
PUSHTOM SONTE VERË E VJETËR (20-06-2007)
FOTOGRAFITË (20-06-2007)
UDHËTIM ME NOLIN (20-06-2007)
TI S'DUHEJ TË VIJE SONTE (20-06-2007)
NË PROVINCË (20-06-2007)
TË NGREMË NGA NJË GOTË (20-06-2007)
BREZI IM (20-06-2007)
PRANË PËRMENDORES (20-06-2007)
TOKË PJELLORE (20-06-2007)
NDJEJ MALL TA SHOH ROMËN TË LAGUR NGA SHIU (20-06-2007)
S'MUND TË SHKRUAJ LETRA DASHURIE (20-06-2007)
NË BANESËN ME QIRA FUTËM DASHURINË (20-06-2007)
FSHEHTËSI (20-06-2007)
FALMË KËTË NATË (20-06-2007)
IKJA NGA MËKATI ËSHTË GËNJESHTËR (20-06-2007)
HELMI (20-06-2007)
AQ SA PREKET E PUSHTOHET TYMI (20-06-2007)
EDHE DASHURITË ARRATISEN (20-06-2007)
E SHTRIRË NË PLAZH MEMECE SI RËRA (20-06-2007)
JI PRANË MEJE (20-06-2007)
POEMA (20-06-2007)
VARIANTE SA PËR TA KALUAR NJË NATË PA TY (20-06-2007)
TASH EDHE TI DO TË IKËSH (20-06-2007)
NDEZ CIGARET REND SI ZHAK PREVERI (20-06-2007)
SËRISH SHFAQESH NË KËTË QYTET (20-06-2007)
ME NJË PUTHJE MË ZGJON (20-06-2007)
NË STACION (20-06-2007)
CASUS BELI (20-06-2007)
DHOMA E POETIT (20-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]