ALPINISTI
E merkure, 20-06-2007, 09:51pm (GMT)
Është një maje që të fton si një vashë për të të falur trupin e saj të brishtë. Ti nisesh drejt saj. Që në çastin kur fillon të ngjitesh te secila krijesë njerëzore sheh nga një armik të përbetuar që synon ta vrasë idealin tënd të ngjitjes lart. Armik ke edhe krijesat tjera, ku mund të fshehet intriga njerëzore. Armik ke diellin që t'i nxin pamjet dhe ta humb orientimin. Armik ke akullin nën këmbët tua që ecin në një drejtim. Ti ke vetëm armiq. Edhe gjymtyrët, që mund të mos i nënshtrohen vullnetit tënd gjersa ngjitesh drejt majës ku valon vetëm flamuri i atij që është ngjitur i fundit - flamuri i fituesit. Është pak e rëndësishme kush është ngjitur i pari. E rëndësishme është se kujt i valon flamuri... ...Dhe kur arrin në atë maje, nëse arrin ndonjëherë, ti se ndjen, por ato që kanë mbetur poshtë, pra njerëzit e vegjël dhe të pavlefshëm (se kështu duken ata nga lart), pëshpërisin se ke ndryshuar shumë. Po këto pohime vdesin thellë në qeniet e tyre. I vret hija jote e madhe që shtrihet kudo në qeniet e tyre. Ata thonë, vetmevete: -Kështu ndodh me secilin që ngjitet në majën më të lartë që quhet FRON. Maje e cila të fton si një vashë e brishtë të ta fal humbjen, të cilën e ti e ruan si trofe dhe e shkëmben vetëm me jetën tënde.
|