Salajdin Salihu
E merkure, 20-06-2007, 09:55pm (GMT)
Salajdin Salihu, lindur më 26 maj 1970, Tetovë. Ka botuar librat me poezi dhe tregime: "Vdes pas gjërave të imëta", (Aza Se&SOFT- Tetovë 1996) "Nata e parë e pushtimit", (Klubi letrar - Tetovë 1998) dhe librat me ese "Panteoni i utopisë", ("Shkupi 1997) "Gjurmë", (Flaka-Shkup 2000) Poezitë e tij janë përkthyer në anglisht, frengjisht, maqedonisht, sllovenisht dhe rumanisht. Është përfshirë në disa antologji. Është fitues i disa çmimeve letrare. Një kohë ka qenë redaktor në revistën kulturore "Brezi 9" që botohet në Tetovë. Aktualisht është redaktor i rubrikës së kulturës në revistën "Lobi" që botohet në Shkup.
|