Hej
ti je rob lufte
Tash ke kohë
Të shkruash
vargje për lirinë
Kujtesa jote
e lashtë
Mban mend
Motin e Madh
Mollën e Kuqe
Ajrin e ZI
Ti je kujtesa
E gjallë e skllavërisë
Shfrytëzoje burgun
Mbase kurrë
Nuk do të kesh rast
Për të qenë i lirë
As për të rënë prapë në burg
Mësoje mirë
Shijen e dritës
Drejtpeshimin e vdekjes
Edhe nëse gjithçka është e ftohtë
E palëvishme
Mos e ul kokën
Mos u ligshto
Ihhhh
Harrova të të pyes
Si duket atdheu nëpër pavione?
A ka të shkruara mbi WC
grafite për lirinë
Liria është si ajo
ëndrra jote e keqe
Halilo