33 VJET
E merkure, 26-12-2007, 08:10pm (GMT)
(33 vjet i kisha kur për herë të parë Rashë dhe u zgjova Shqipëri) Verë ishte.Verë e valë Dhe shpesh binte shi Shi i imtë mbi zall Gjatë ditës Kokën e leja në Krujë Kruaja e krunatë një asht Të Skënderbeut
Trupin e merrja në Vlorë Vlora e vlonte qumështin E gjirit të vet
Shpirtin e gjeja në Tiranë Tirana e shpirtit
Gurët dhe baltën I përzieja Natën Të bëja pagjumësi
Përgjumur Era skaj deti Lundronte mbi valë Hëna mbi gjoksin tim Kërkonte prush e mall
|