Letërsia Shqiptare

33 VJET
E merkure, 26-12-2007, 08:10pm (GMT)

(33 vjet i kisha
kur për herë të parë
Rashë dhe u zgjova Shqipëri)

 
Verë ishte.Verë e valë
Dhe shpesh binte shi
Shi i imtë mbi zall
 
Gjatë ditës
Kokën  e leja në Krujë
Kruaja e krunatë një asht
Të Skënderbeut

Trupin e merrja në Vlorë
Vlora e vlonte qumështin
E gjirit të vet

Shpirtin e gjeja në Tiranë
Tirana e shpirtit

Gurët  dhe baltën
I përzieja
Natën
Të bëja  pagjumësi

Përgjumur
Era skaj deti
Lundronte mbi valë
Hëna  mbi  gjoksin tim
Kërkonte prush e mall



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.