Letërsia Shqiptare

LITARI
E merkure, 26-12-2007, 08:15pm (GMT)

(Vëllait)

Shabi
falëmnderit
Që ma bërë 
të përkryer
Dhembjen 
 
Asgjë nuk kam bërë për Ty

Jam fajtor
Vetëm të mjerët janë të pafajshëm
Oh sa më dhemb ky faj
Që nuk e di
Që nuk e bëra
Por është faj
Faj i rëndë
Sa të gjitha dhembjet e tjera
 
E di
Ka qenë e pabesë ajo kohë
përbuzëse
për njerëzit
e ndieshëm
Si Ti

Por kurrësesi litarit
S'është dashur t'i besosh
 
Tash
Me litar
po i lidh
Muret e dhembjes
Barin e qyqes
Pranverat  e bjeshkës

Shabi
bre burrë
Tepër
I besove
litarit



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.