HIMN PËR ASGJË
E merkure, 26-12-2007, 08:27pm (GMT)
Atdhe disa të thonë
Je i pavdekshëm
Ani çka edhe nëse je
Dikush thotë të përjetshme
Malet tua
Eh malet…
Këto frëngji Të tjetër që nuk flasin
Mbesin tradhëtarë
Dhe heronj
E unë jam
Vetëm Sali Beqiraj
Asgjë nuk kam bërë për ty
Asgjë nuk ke bërë për mua
Ngrënë të kam
Pirë po
Tash po të vjell
|