Letërsia Shqiptare

Punërat' e Përgjithçime
E merkure, 20-06-2007, 10:02pm (GMT)

Pas diturisë kujdes' e shqipëtarëvet e m'e madhe nevoj' e tyre do të jete për punërat' të pergjithçime, të cilatë do të sjellinë begati e pasje të madhe në Shqipëri. Udhëtë, udhët' e hekurta, limanetë, të hapurit' e lumenjet e kënetave, metaletë, pyjetë etj, janë më të nevojshimet' e më të vyerat' e punëravet, që do të bënjë Shqipëria, me të pasurë duart' e këmbëtë xgjidhurë. Udhëtë, për të cilat tani shqipëtarëtë paguajn' aqë sa muntte me to të farkohëshinë gjithë udhët' e Shqipërisë me ergjënt, munt të goditenë më fort me pakë ergjent prej një qeverije së drejtë e me nder e të punojnë njerëzit e kafshëtë pa rezik me të gjith' anëtë.
Një udh' e hekurtë të nisetë prej Manastiri e, si të shkonjë nga Korça, të ndahetë me dy dega, nga të cilatë njëra të sosetë në Prevezë duke shkuarë nëper Janinë, e tjatera të shkonjë në Berat e në Skenderbegas edhe s'andejmi të ndahetë prapë më dy për të sosurë njera në Vlorë, tjatra në Durrës, duke xgjaturë edhe një degë gjer n'Elbasan. Një tjatrë udhë nga Manastiri të shkonjë n'Ohri e s'andejmi, duke marrë anën e Drinit, një degë t'unjetë në Shkodrë e në Lesh; tjatra të shkonjë nga Prizreni e të bashkohetë në Ferizovik me udhët te madhe, që vet në Selanik e n'Avstri.
Këto urdhëra të hekurta edhe me ca degë të dyta mundane të mbarohenë pak kohë ndo prej shoqërije të huaj ndo prej Shqipërisë vetë me të marrë pakë hua e të sjellinë në vëndit një pasje e një qytetëri të madhe.
Pas udhëvet m'e para punë për të bërë, është Myzeqeja. Kjo fush' e gjerë është një magj' e madhe, që munt t'ushqenjë gjithë Shqipërinë e të nxjerr' edhe shumë drithë e të tjera gjerëra, po që të ndërtohetë si duhetë. Për të ndërtuarë kjo fushë, duhetë të hapenë lumenjtë, Semani, Lum' i Beratit, Devolli etj, si edhe Vjosa e Shkumbini, që rrjedhinë nëpër anët të saj. Këta lumenj duhetë të thellohenë e t'u bëhenë mure, tek duhetë, që të mos përndahetë ujët e tyre nëpër fushët. Atëherë munt t'u bëhenë edhe ca dyerë e vija që të hapen' e të mbyllenë e me të cilatë të ujitetë gjithë fusha. Atëherë do të mundane të përthahenë edhe kaqë këneta e moçale, në të cilat qëndron ujët' e teprë në verë e prish edhe erën' e gjithë vendit duke qelburë; edhe në dimërë do të shpëtonjë gjith' ajo fushë nga të qenetë një kënet' e paprerë e mbyturë n'ujë. Myzeqeja do të bëhetë një ar' e gjer' e e gjatë e cila, me qenë nën'ujë e me të pasurë një dhe fort pallor, do të bëhetë një Egjypt' e dytë. Bregoret' e Mvzeqesë munt të mbulohenë me vreshta e me ullinj; edhe luadhër' e saj munt t'ushqejnë kuaj e bagëti, sa të mbushinë jo vetëm Shqiperinë po edhe Evropënë.
Të hapurit' e limanit të Durrësit, liman i gjer' e i bukurë n'anët të veriut të këtij qyteti, të cilënë Sulltan Mehmeti e ka mbyllurë me padituri të ti për të mos hyrë aniet' e veneçanëvet, të hapurit' e grykës së këtij limani edhe të thelluarët' e të brëndësmit do ta bënjë këtë qytet të përsëritetë si ka qenë një herë qëmoti e të bëhetë një Trijest' e dytë a një tjatrë Selanik. Edhe shumë të tjerë limane munt të hapen' e të qërohenë nëpër anët t'Adriatikut, si Butrintoja etj, e shume skela me tregëti të madhe të çpikene e të venë mbarë.
Një shoqëri vaporësh munt të ngrihetë e të punonjë vapore nëpër skelat të Shqipërisë edhe gjer në Trijeste, në skelat t'Italisë e të Greqisë. Vapore e anie mund të punojnë edhe nëpër këneta të Shkodrësë, t'Ohrisë, të Prespësë etj, si edhe në ca nga lumenjtë, që do të hapenë.
Gjithë këto punëra si edhe pyjet' e metaletë do të vështohenë prej ministrës së punëravet të përgjithçime. Çdo pyll do të ndahetë me disa ngastra edhe, gjer sa të vinjë radha të pritetë gastr' e funditë, gastra q'u pre të parenë herë, do të jet' e arrirur për sërish; e kështu gjithnjë do të pritete lëndë nga pyjet edhe kurrë pyjetë do të mos mbarohenë, po do të përsëriten' e të jenë kurdo të lulëzuarë. Metaletë do të kërkohenë nëpër të gjith' anët të Shqipërisë e të nxirenë kudo të gjendenë.
Edhe mjeshtërite e tregëtija si edhe bujqësija e bagëtija do të kenë kujdesën' e kësaj minister, e cila do të përkujdesetë të vejë mbarë, në çdo vent ajo mjeshtëri, në të cilët jane mësuarë vendësitë; leshi, liri, pambuku, mëndafshi, hekuri, druri t'arrihet' e të punohetë sa të mundetë me tepërë, që të mos ketë Shqipëria aqë shumë nevojë të sjellë nga këto së jashtësmi.
1899


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.