| Letërsia Shqiptare | ||||
|
U mbush Shqiperia me gjytrime E merkure, 20-06-2007, 10:26pm (GMT) Marre nga vellimi “Rrefime Shqiptare” Me dogji malli per Rudinen, ndoshta se po vdes urie. - Mos befshin hajer!- pati thene nje plake per familjen time. Nena ime kishte lene pa nderruar e pa lare nipin e saj ne cerdhe; i qe skuqur i qe djegur gjithe lekura. - I kendofshin qyqet mbi cati,- pati thene nje grua tjeter. Kish degjuar thashatheme ne brigade sikur nena ime paskesh vjedhur sheqerin e paket te femijeve dhe na e sillte neve. Se baba ime I kishte qef petullat me sheqer, e sheqer s’kishte ku te blije. Bosh e kemi tash shtepine. Vetem une kam mbetur. Fillikat, I pa njeri. Rudina su kujtua kurre te me marre ne telefon qofte edhe njehere te vetme. Eshte e dhimbeshme te sjellesh motren tende neper mend, te perfytyrosh motren tende lakuriq neper sedilje makinash te pista, me te pista se rrobat e mia qe s’jane lare tash nje vit, tek loz e zberthen rrypa burrash neper terr. Motra ime! Ja rri ulur ne oborr, si qeni im lekurerrjepur, mbi cimenton qe te djeg e me pelqen krejt te digjem se me therin kockat nga reumatizma. Ata pak zarzavate qe kam mbjellur jane vyshkur e thare per uje. Nje domate nuk ka mbetur, s’gjej nje frut per te ngrene. Sa shume koherat kane ndryshuar. Ka ndryshuar gjithe Shqiperia me keq se familje ime. Sa here therishin bagetite, babai im do te hiqte edhe zemren dhe melcite, aq mish sillte ne shtepi sa me mish kemi ushqyer edhe qenin edhe macen. Nena mirrte vaj e mirrte miell, mbushur qe dollapin yne me ushqime. Mehallja flisnin keq per ne. I degjoja se nuk ruheshin nga une. Me mua tallej I gjithe fshati, se s’kam qene mendje kthjellet asnjehere. “Lolo” me therrisnin moshataret. Cfare nuk shpifnin per familjen tone. Nena ime kurre nuk ka vjedhur! Ne nuk mirrnim pjesen e femive. Cerdhen babai im e furnizonte. Ne vend qe ti jepte dy ter kile mish ne muaj, sa ishte racioni, ai kalonte shtate - tete kile ne jave, tepricen sillte nena ne shtepi po hajde edhe lidhi gojen botes. Gjithe mehallja fliste keq nga inati se nuk kishin vaj per fasule, lusnini zotin te na vinte hakut. Dielli ka shkrumbuar jeshilellekun. E kujt do t’i besohet qe une po vdes urie. Nuk mund t’ia shtrij doren me askujt, se nuk dua t’i bej qefin kujt njeriu, le te vdes ne eshte thene per te vdekur. Ne jam bere per gjynah zdo te thote se jam gati te shes nderin e tim eti per nje copez buke. Me hunj gardhi ma kane rrahur baben. I kane thyer kembe e brinje per nje cope toke. Ca ne fshat thone se toka qe sebepi. Thone se baba ime paskesh fjetur me komshiet edhe thone se femite e tyre ngjajne me mua sikur jemi te nje soji e te nje gjaku. Kur fshataret shkonin neper ara dhe punonin lagur neper shi, grate me te pashme te mehalles, baba im I mbante te pastronin magazinen. Burrat I sillnin shishe me raki se u behesh qefi qe kujdesej per grate e tyre. Grate I sillnin petulla me sheqer. Ndersa grate qe s’I begeniste e mallkonin, teksa hiqnin kembet neper balte se po plasnin nga inati e marazi “Per nje petull a te zente gurmazin” zdi per c’petull benin ashtu fjale po kur mallkimi behet me gjithe zemer, ruhu se te ndjek belaja pas kurrizit. Jave me jave shkoi ne farmaci, ma kane bere trupin vrima vrima, edhe flasin per semundjen time, se me paska zene mallkimi I tyre. Po pse mua ku me gjeti mua diabeti? Shih Rudinen pa sheqer gatuan, nena z’beri kurre nje gjelle per mua, po ku eshte, ku eshte tani Rudina qe s’avitet me ketij oborri, jam pa ngrene e jame krejt I lodhur; nuk di si e s’kam se c’te gatuaj. Kur I vune flaken magazines, dhe si lane me femrat neper rruge, kush si lajketosej me tim eti. E nje dite fjala nxiti fjalen, kot u kapen per nje gardh te shtrember; duart shkulen hunjte qe nga gardhi. S’rrihet burri per nje cope toke; tokat djerr gjithandej kane mbetur, se askush nuk kujohet te punoje se s’ka uje e zbehet bereqeti pa vaditur e ne sjellte uje parlamenti para se te shprishet per votime, tokat prap pa punuar do te mbeten se s’ka njerez qe punojne ne fshat se kane ikur te punojne tej detit, shesin droge andej e shesin femra e len djers e eshtra neper Greker si vellai im I vogel qe ma sollen, - pako nga Greqia. Kam degjuar thashethema plakesh se jane lare hesape te qemotshme se nuk pollen gardhet sherre fshati por kerkuan sherret gardhe per tu fshehur, per tu fshehur se qe turp I botes. Ska me turp se kur hapet fjale se jane rrahur per probleme nderi, se kur preket nderi I familjes plumbi vetem plumbi e paguan, vetem vrasja, vrasja ta zbardh faqen, se nuk lahen turpe te ketilla me te rrahur, bile as me plumba po se ndave gruan. Eshte zgjidhur rruga e hakmarrjes, hiqemi sikur rrahim e na rrahin per djerriana, gardhe e kanale, kur ne fakt prapa cdo lloj sherri eshte edhe nje grua qe ka bere gjynahe. Djemte e tyre me te rinj se une e qellonin shqelma neper ije, ne mes dites e ne mes te fshatit ma kane rrahur baben para syve. Kurse une, mire kane thene per mua, mua me merr bota neper kembe. Une vetem pashe derisa jane ngopur se qelluari. Nuk na flisnin me dhe e mbyllen rrugen, s’shkonim dot me te kopshti yne ndane perroi. Kaq inate te na kishin patur! Por kjo hic, hic nuk paska qene, se asgje akoma s’kishim pare para cfare perpara po na priste. Iken prinderit e me lane brenda nates. I varrosem prinderit ne nje dite, si s’me erdhen qofte per nje kafe, si nuk ndalen fare per vizite? Fshati ka ndryshuar tjetersuar ste do zemra me te rrishe ketu. Jet e mot, pleqte thone kesaj ane, neper morte e neper dasma kemi shkuar, dhe kur hic se deshnim njeri tjetrin, te na dinte bota te bashkuar edhe pse brenda rrethit tone si per dreq e kemi cuar jeten. Po kush pyet me per zakone; djemte e fshatit vjedhin vajzat e komshinjeve dhe I shesin neper Itali, si Rudinen time. Ate vit dete qe bereqeti, qene ngarkuar pemet ne te thyer, thaset me ullinj I kemi mbushur, vaj ulliri hidhnim ne kazane, se nuk patem shishe ku ta mbanim, me shume vaj ka shtepia ime sa ka patur magezina fshatit. Atje poshte ne qilare se ku gjetem, nja dy shishe e me vajI mbushem se nuk mirret vaj nga kazanet kur ke miq qe hane ne tavoline. Eshte I mire vaj I ullirit me pak buk te thekur e pak gjize, o zot, vdiqa, sa me hahet! E kur plot e plot qe shtepia, baba qe nuk dergjej me ne shtrat, kujtoi mbase ditet e rinise, kujtoi vitet kur cte donte zemra kishte ati im ne magazine, kishte gra te bukra e te reja, kish raki e petulla me sheqer. Petulla me sheqer ka kerkuar, shishen mbi tigan e kane zbrasur, brumin me lug druri po e rrahin e sheqer brumit po i hedhin me dy grushta. Me harruan mua, me harruan fare se per mua nena ime s’ka gatuar, asnjehere gjelle me vete. Mua me ka rritur motra ime, moter sa me dogje shpirtin eja, eja e me bej nje petull me pak krype. Shisheja vajit helm kishte patur e si duket mire nuk ishte lare, nena ime gjithe ka pertuar t’I laj enet me ilaxh e me sapune; kot su ecte barku kalamjve. E kane vene mbi tavolin, plot me petulla tepsine. Petullat ne gurmaz kane ngelur. Erdhen dajot, dajot t’i varrosnin se nuk di asgje une nga zakonet e komshijte qe jane fisi yne nuk kane dashur fare te afrohen. Qene penduar edhe me cuan fjale, nese do ta hapja porten kur ma sollen te pa jete vellain e vogel, kur ma sollen kufomen e Nikut nga Greqia. As nuk thashe te mos vinin e as nuk me shqetsoi mosardhja tyre. E po erdhen kujt do t’ia bejne qefin? Nje pertaci qe po vdes urie apo Rudines qe ka lene gjithe fisin pa martuar. Se vec emri, emri eshte I saj por mbiemri eshte I te gjitheve e Rudina e ka perlyer te gjithe fisin tone. U plaken vajzat qe kane mbetur pa martuar. U plak edhe Kumuria. Kumuria shkon e vjen ter diten, njezet here ne dite para portes sone. Sa here sheh qe se kam pare, kthen serish dhe kollitet kur kalon per here te dyte. Cfare kerkon ajo nga une? Ajo bej sikur s’shikon e une bej sikur z’degjoje, “Jo nuk do te shohe me sy, po nuk fole ti me goje!” Ne nuk jemi me femije. Nuk shkojme me te mbledhim thana ndane perroi. Prind e tu ma kane zene rrugen. Kopshti im ka mbetur djerre. Kopshti ku sa here lozem burre e grua. Mblidhnim byk nga lemi per dyshek. Iken vane ato kohra. Me te kuq I lyente faqet, me te kuq I lyente buzet. Beja sikur shkoj ne pune, ajo thoshte “Kthe nga puna!”, beja sikur flija gjume ajo thoshte “Jo, rri zgjuar!” Ajo nuse behesh mire por une kurre nuk mesove se pse deshte te jem dhenderr e cfare desh te bej me mua. Sa u lodh e pastaj zuri shoke te tjere per te lojtur neper ferra; si skan turp qe ashtu lozin,- lakuriq. Ishin ndryshe djemte e fshatit. Djemte qe iken matan detit bashke me Rudinen time. Une merhumi rri ketu, ketu mbeti dhe Kumuria qe sa vjen afer meje e ze kolla. Me perbuzin me urrejne qe nuk vura e s’po ve ne vend nderin e familjes. Por une sngrihem dot nga vendi. Po te ngrihem pak nga vendi syte mbushen xixa-xixa nga pangrenja e nga lodhja. “E si te shkoj une pertej portes, pertej fshatit pertej detit per t’I ndrequr qefin motres?” Rri e pyes veten time “Pse te ndodhte kesisioje?” Porta ime eshte e hapur. Miqte s’trokasin me ne porte, kurre, kurre s’kam bertitur “bujrum” qe nga vatra ime. Porta ime nuk ka lloz. Porta ime s’eshte mbyllur kurrnjehere. Kush do vij e cfare do vjedhe, vetem pleshta ka ketu. Me han koka. Kam nje jete qe nuk kam qene me ne pyell, per te mbledhur nje krahe drure, qe te ndez nje zjarre te madhe, te ngroh ujet e ta djeg e perveloj lekuren qe gjithe kruhet. Kalamajt e lagjes sime zgjasin koken qe nga porta edhe thone: “Ehej Lolo, mbylle porten se na qelbe gjithe katundin!” Nuk u theme asnje fjale. Se dikur vete kam qene mosha tyre. Djemte qe iken matan detit me Rudinen, jo nuk iknin petej meje asi kohe se nuk qelbnin asi kohe rrobat, qaseshin e me vinin prane, sa here kthehesha nga shkolla, sepse kisha supe te ngrohte, supe me mish. Ma rrembenin lugen qe nga dora. Ata hanin gjellen une shikoja, nuk I shtyja e as nuk qaja, krejt keputur sillja tasin zbrasur edhe prisja kur te behej darka. Me kane marre gjithmone neper kembe. Qe te gjithe pervec Rudines. Rudina na ka rritur edhe mua edhe Nikun. Se baba punonte deri vone ne magazine. Nena lodhej me femijet e botes ne cerdhe s’kishte kohe per femite e saj ne shtepi. Ja atje shikoj, shikoj tani, pertej portes, shikoj veten tek afron neper hapsiren e kujteses sime. Canta e librave, prere e qepur me pelhur; hedhur krahave. Ketu ku une qendroj tani eshte Rudina qe hap krahet dhe me thote “Hajde beje motren xhan!” Edhe iki neper vite, vrapit prap I jam leshuar ta pushtoj ta ze me duar motren time. Ulet e me pret syqeshur prap Rudina. Nxitoj t‘i hidhem krahesh si dikur, por pa mbrritur ajo shfaqet krejt e zhveshur- si guxoj motren time ta shoh zhveshur. Si s’me mbron Perendia nga mekatet. Si se flaka nga kujtimet ku ka mbetur? Si se bera zemren time njeher gure, ta harroj qe kam patur moter fare? Pse e shoh lakuriq edhe kur zgjatet te me puth, te me pushtoje? “O Zot une jam krejt I cmendur, dhe ashtu krejt te zhveshur kam nevoj ta marre e te me marre ne krahe se nuk kam, nuk kam me tjeter. Pse te ndodhte kesisioje?” Vetem Rudina me ka mbetur. Motra ime nuk eshte engjelli qe kam njohur, motra ime eshte femer qe del rrugesh. E une kurre nuk e vrava motren time. Sa here bera planet per ta vrare po kush do te me jepte mua vizen per te shkuar matane detit, une humb rrugen pa mberritur ne Shijak te Kater Rruget. Thone se ikin djemte me peshkarexha, thone se blejne lundrimin me para. Skam para per te blere rrugen time nen kallume varkash ku te mirret fryma. E une jam me azem gjithe semundjet qe ka bota I ka zbrasur brenda meje. Po me iken mend do te nisem, po u nisa do me mirret fryma, do te vdes e do me flakin dallgash. Sa djem u mbyten neper dete keto vite! Kemi hapur tre varreza per pese vjet ne Manez. Te gjithe varret mbushur me te rinje. Vijne te vrare nga grekerit ne kufi. Vijne te mbytur nga shqiptaret neper dallga. E neper varrime vijne pastaj pushtetaret, qe ndajne dhimbjen me fshataret nder varreza, si kane ndare parate nje dite me pare me skafistet qe kan mbytur djemte e tyre. Pushtetaret jane si motra ime. Motra ime eshte femer rruge, si ma thote goja ate fjale-, lakuriq si kurve shfaqet motra ime, embelsisht si engjell me vjen prane dhe iken pa me folur fare. Si nuk erdhi, si nuk erdhi motra ime. S’kisha se ku ta vija koken kur varrosem prinderit. Si nuk erdhi qe t’I shkulte floket, si nuk erdhi qe t’I cirrte faqet kur na sollen nga Greqia Nikun vrare me sacme, thua te qe derr I eger. Po na vret e po na shfaros bota se nuk pysim me per njeri tjetrin, me gjytrima mbeti Shqiperia, me sakate. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||