|
|
|
Vdekja e hapsires
E merkure, 20-06-2007, 10:27pm (GMT)
Si parkova makinen e I thashe mirupafshim, u ngjita lart per ne zyren time sa per te kontrolluar korrospondencen e fundit. Prisja nje lajm nga Ermiri. Shpresoj te me kete gjetur nje shtepi botuese qe do te marr persiper edhe shperndarjen e librit. Eshte libri I dyte qe shkruaj per politiken pa kurrfare politke te partive shqiptare. Ne nje fare menyre eshte zhgenjim im personal me ata qe erdhen ne krye te vendit, per ardhjen e te cileve I pata bere thirrje shqiptareve faqe me faqe ne librin qe pata botuar nxitimthi para fushates se zgjedhjeve, vitin e shkuar. Si hyra ne linje e hapa mesazhat, seleksionove vetem emrin e tij. Ermir Dema. Kater pese fjale qe I gjithe teksti. Kishte vdekur Hapsira! “Nena ime,- shkruante Ermiri,- ka shkuar tu jap gji ullinjeve te Manzes”. Kuptova se po lexoja ne kembe. Celsat e zyres I kisha ende ne dore. Ndjeva se qesh papritur I lodhur, u ula dhe nisa te jetoj me efektin deshperues te ketyre pak fjaleve. Ajo fjali me kishte perpire e me pati skllaveruar brenda momentit. Me ngjane se qendrova ashtu per ore te tera. Zakonisht kur kam dicka qe se mbaj dot brenda e hedh ne leter. Poetet jane ene qe pelcasin po su derdhen kur mbushen. Nuk eshte ndonje veti e vecante per te shkruar. Eshte lehtesimi nga brengat. Ajo fjali ma ka helmaur shpirtin, ma ka vrare ndergjegjen. Me ngjane zanafilla e nje poeme qe zdo te kete te mbaruar. Po zdi e spo gjej vargun e nisjes. Perse shkruajme nese ajo qe eshte per tu shkruar nuk rrjedh vetiu, ne menyre spontane? Jo nuk shkruaj, ne fakt nuk po mundem dot te shkruaj. Kam nje barre te rende qe me mundon e dua ta heq nga vetvetja por rri ashut I heshtur, me syte mberthyer diku ne kompjuter ku skam shtypur per ore te tera as edhe nje fjale te vetme. Me ne fund kuptoj se jam vone e iki me ate ndjenjen e herhereshme, kur behemi pishman qe nuk e shfrytezuam kohen si duhet, se lame pa kryer dicka qe mund ta kishim bere, po te ishim perpjekur pak me gjate e me me deshire dhe zgjohemi pastaj ne mes te nates pa kuptuar qarte se cfare na mundon. Jetoj neper oazin bosh te kesaj fjalie sikur asgje tjeter s’ka me vlere kesaj bote. Me duart e mia e shqyej dhe e hap gjoksin time te vij e te ulet diku brenda meje, si farez qe dua ta mbjelle e ta rrit e ta mbush me gjethe e me dege nga ky dhe qe me shkelin kembet e deri pertej pertej, pertej kesaj bote, nese ka bote te pertejme. Edhe dua te kete se eshte e dhimbeshme te ndahesh nga njerez qe ke dashur, njehere e pergjithmone por edhe me lodh fakti se mund te jetohet pas vdekjes se kobeshme. Nganjehere me ngjane se jam lodhur kaq shume sa do te ishte denim I rende te nisesh jeten prap nga e para Dy dite qe me turturojne, me brengosin e me deshperojne keto fjale qe s’kam a s’mundem dot kurre ti bej te mijat. E si dhelpera me rrrushte qe sarrihet justifikova pa aftesine e vetvetes sime me ate thenjen e anglishtes, “mos ndriq gjerat qe s’jane prishur”. U dorzova me ne fund dhe konstatova me dhimbje se jam ushtar qe mburrem me fitore te lehta. Une jam nje hije e kalorsit qe ra, vertitem ne front te fortesave te kycura me mure prej guri e porta te hekrta, dhe aty shtrihem e lepij plaget e mia, pa mundur te kthehem serish tek qetsia e para dy diteve. Jam kali qe ra mbi varr te te zot, qe as nuk ngordh e as nuk ngrihet dot, ndjeje ajrin e ngrohte qe vjen e lepine trupin tim qe dergjet nga te gjitha anet, e shkrin, e perpin,- dhe behem I tejdukshem si ajri, vij e humbas e s’jam me as torture as dhimbje, jam mpirja e plote ne mish e ne shpirt, jam veteshpallja e mendimit tim me te mbrasem, qe gatuan mendja jone turbull ne castin e ikjes; “Paska qene enderr, nje ender e gjate e e lodheshme, me qiej te ftohte e te kthjelle, permbi humnera te frikeshme, te bukura dhe si mberrita ne kete lugine te erret kuptova se kisha arrire ate qe arrihet pas ecjes se verbet - ndalesen e pa evitueshme. Si kalova gjithe kete skene neper mend dhe bera paqe me veten time se z’di e s’kam si te them me bukur, mekimin me gji te ullinjeve, atehere pash se isha po ai qe kisha qene para dy diteve, se s’qenka mekur ende fitili I percelluar ne kandilin tim, se paskam akoma benxine, ndalur perkoheisht nen drita te kuqe, ne kete qytet te larget, larg Shqiperise, larg Shqiperise ku po vdesin pernate e perdite pleq e plaka pa u plakur akoma. Atehere pash serish veten time te dilte - materje prap nga hapsira, qe s’me kishte gllaberuar perjetesisht siduket dhe qesh gati te shkrihem me boten perreth. Si ika e shkova nga rreze e kalase, pikerisht aty ku dergjej me pare hija ime pash trupin e saj te mpakur si njollez qe rritej e mirrte trajta e forma te plakes qe nuk eshte me, pashe rikthimin e saj nder vite tek ribehej ne menyre te persosur prap grua e re e hijeshme, qe rende e shkonte pas makinave shirese e nder lemenj mblidhte kokrrat e lena te grurit, ngrinte mbi krye nje tepsi te madhe e derdhte si ujvare mbi krye e era mirrte hedhet me vete a ajo bashke me eren pastaj ngrihej e behej enderr qe shkon neper qiej larg, larg kesaj toke. Ajo ikte e tretej neper hapsire e behej nje me hapsiren. Pastaj, pastaj e zhgenjeyer si shpeze e plagosur ulesh pendengrire nga hapsira mbi koke; mbyllte qepallat se deshte te flinte nen qilimin e barit te blerte e te njome, ne vlagen e dheut poshte kembeve. “Hapsira” e therrisnin grate e mehalles tek linin enet qe lanin ndane pusit, fshinin duart me fllucka sapuni, e mirrnin degat e thata e ashklat e padjegura te drurit, nen kazanin ku zienin leveret, te ndiznin zjarrin oxhakut per kafene e benin muhabete grash me Hapsiren. Ajo fliste ndryshe, ndryshe nga grate e tjera te mehalles. E shihja Hapsiren tek lozte me zjarrin e mashen e tunde mes gishtave filzhanin qe zbrasej pas cdo prekje te lehte me buzet e saja, buzet dhe gjuhen qe dinin nuance te tjera t’i falnin muzikes se fjales. Ishte grua e ardhur nga Jugu. Ajo fliste e mburrte para grave Ermirin e mua me ngjante se ne dhomen tone te vogel kishte hyre nga dritareja me xhama te thyer nje pjesez e qiellit qe mburrej me Diellin, e ashtu ne heshtje lusja nene time te shihte nga une, te kqyrte brenda syve te mi ku shkrumbonte zjarri i deshires sime per tu bere si Ermiri I saj qe shkruante kenge qe kendoheshin ne radio, qe shkruante neper gazeta ca shkrime qe I lexonin vajzat pastaj neper ara, te behesha si Ermiri Hapsires qe kur te vij ne fshat nga Tirana, t’i beja vajzat te ndalnin prashitjne, sic ndalnin prashitjen kur vinte ai e peshonin duart e vrara mbi sheter e percillnin xhadene me sy te qeshur, e prsnin doren te ngrihej nga xhadeja, por kur Ermiri s’kujtohej ngahera t’u fliste, vajzat te heshtura ulnin koken e kerrusnin kurrizin prap mbi sheter, harruar prap atje nder arat ku ishin, e meqe kuptonin se s’kishin me tjeter me ke te flsinin sic donin te flisnin, zinin tu flisnin djemeve qe si kishin begenisur fare me pare. E nder gjith keto vegime une prap degjoje fjalet e mikut tim qe qane atje ne lindje, aq sa oqeani shtyehet e zgjeron largesine midis nesh: “Nena ime ka shkuar tu jape gji ullinjeve!” Ka vdekur Hapsira eshte mbyllur nen dhe atje nen rrenje ullinjsh ne Manez! Ndersa une jam mbyllur ne vetvete dhe kam harruar cdo gje, trembur jo nga vdekja sa jam trembur prej ketyre kater pese fjaleve. Vertitem neper boshllikun e kesaj fjalie qe eshte Tsunami qe ngrieht dhe bie e jep shpirt mbi faqen e lemuar te detit. Kam shkruar me qindra flete se tani nuk di gje tjeter vecse te shkruaj, por ja qe dora ime nuk shkruan dot me, nuk di se ku e si te nis ate qe dua te them, eshte dicka e kesaj natyre - e njeriut qe rrok hapsiren per te rene si tullambac i shfryer dhe per tu bere humus nen rrenje pemesh qe prap kerkojne te nxjerrin fitila te rinj, prap per te rrokur hapsiren e rreme. Si ndodh nganjehere me njeriun! Si erdhe e ma the mua kete shprehje, perse e mbushe boten me llahtarine e vajit tend, perse me hodhe per shkembi e per shkembi me lidhe e lidhur me le ku vjen sqepi dhe kthetrat e kesaj fjalie e me cukitin e pegjakin ne zemer te gjejne ate qe vlon te shperthej por prap pa shperthyer tretet ne mua, prap pa u thene. Harroj daljet nga autostrada dhe shkoj me vonese nder takime. Degjoj kot lajmet ne radio sepse mendja ime eshte mpire nga filozofia e zymte e ketyre kater pese fjaleve qe trishtojne me kotesine e kesaj jete qe kurre se kuptova, nuk me bejne me pershtypje keto dite as shperthime bombash neper xhami ne Irak as zanafilla e frikeshme luftes civile midis sekteve fetare, me ngjajne cikerrima grindavecesh zenkat e partive politike ne Tirane per prishjen e nje ure qe s’qenka ndertuar. E kot sa kot me ngjajne shkrimet e mia per presidentin apo kryeministrin e ri te shqiptareve, harroj gjithmone se Berisha nuk eshte president. Jam zhgenjyer per librin qe botova para zgjedhjeve, shkrova nje liber te tere me perralla, perralla me mbreter partish, se kush duhet te cohet e iki ne vatra, e kush duhet te behet zot I shtepise. Nuk kam me durim te shkruaj, nuk kam me deshire te flas. Opo tani shkruaj nje liber ne dite. Ne zyre mbyll deren dhe harroj tu them punonjeseve te mi “come in!” Qiraxhinjte qe nuk me kane postuar pagesen mujore nuk do te me japin shpjegime pse jane me vonese. Duhet te shlodhem e te mos ngrihem me kurre. Qenkam lodhur kaq shume. Ah more Ermir qe me le pa pune e me le pa gjume! E cte bej tani me librin tim? Dua te nis nje mesazh urgjent per Ermirin, te prishi kontraten e botimit te librit, por do te jete dicka e pa takt tani qe ai ka dhimbjen e tij, ne djall me gjith librin. Duhet te jesh shkrimtare medioker nese shkruan me passion per pushtetaret e cilesdo partie te cilitdo vend. Ne krye te qeverive vijne her pas here e gjithe pernjehere njerz te vegjel. Ata jane kulla pa dritare – ku fortesa te pamposhtura kane vetem kafkat e tyre qe strehon vendime gjysmake te trureve bosh dhe pastaj klith si idiote ne vetvete “si shkone perfaqsuesi I shqiptareve dhe I bie ne gjunje komshinjeve me falje e derte se bashkekombesit e tij e paskan gjuhen e gjate kur shkilen me kembe e u mohen te drejtat e u mirren e u shiten pronat si komb. Te qesh – tall veten time, te qaj - nuk eshte e natyres sime. Te hesht. Po, gjithmone kam heshtur kur shpirti im gelon ne trazime. Por tani nuk eshte shperthimi I vrudhshem I ngacmimit nga jasht qe me bene te hesht. Eshte dallga dhe deti qe reshti fuqine, la rrahjen e shkembit dhe u shtri nen rere, pa vale fare, I penduar fjeti. Hapsira shqiptare nuk jeton me ajo ka kohe qe dergjet nen dhe! Ne djalle me partite!
|
|
|
|