Humbja e Moshes
E merkure, 20-06-2007, 10:29pm (GMT)
Paskam zënë të moshohem pa femije Cdo natë jashtë ndër kabare 20 vjet shok’t e mij që janë martuar 20 vjet me femijë nëpër sy të kujdesen tash për nipër kanë filluar teksa cupat e atyre vijnë tani të vallëzojn’ serish këtu me mua.
Qy prej motesh e kanë ndjerë ata moshen Por unë moshen kurrrë se vuar re Vit pas viti tek vallezoj me cupka rritur për të hyrë në kabare.
Se kuptova kurrë moshen time Sepse bar e disko s’i lash kurrë Që kur hyra para 20 vjetësh Kur nuk qesh fëmij as nuk qesh burrë Nat’ për natë ja këtu kam qenë Duke parë vazhdimisht nga dera Kush po iken, tjetër kush po vjen Duke pritur vajzat që s’kan’ qenë Para kësaj nate nëpër disko Ndryshe drit-a-ndez ndër to fytyra Pjekur për tu puthur për tu ngrenë Tua mbjellësh buz’ e gjuhë në gojë ah qe u pelqen aq shumë të hiqen Sikur kanë dhe pse skanë përvoje.
Dhe ja si erdhi të takova ty Kaq vonë të takova a kaq shpejt Këtë ditë të takova a këtë natë Ti atje në anën tjetër të planetit Ku ka diell tani e ku ka dritë Ndërsa anës tjetër i vij globit Nëpër terr unë këtu në Amerikë.
Une po iki tash jam për gjumë Ti nga shtrati jot po con tani Si nje gonxhe që shperthen nga dielli Qe djeg trotuaresh në Shqiperi.
Këtu shi po bie për çdo ditë Nuk kam shkuar gjë në plazh as në pishinë Jami i lodhur tashmë nga vallëzimet As vallëzoj më me njëri Tani qenkam shum i madh në moshë Apo është se po mendoj për ty?
Ka a s’ka mosha më kuptim? Tek ti shfaqesh unë këtu kam mbetur Humbur rrugësh që nuk kanë drejtim Ndjej mungesen për të qenë i vjeter Kur mendoj se jam dyzetedy Sic kam ndjere mungesen për te qenë i ri Kur nuk pata grua as femij Kam a s’kam femij Nuk e Di.
Është errësirë këtu- dy e natës Atje është mengjez- Ti sheh pastër Ndaj o Lepurush do jesh ti Që bëm-çbëmat tona do thërrasësh.
Une e humba moshën jam femij Do më ftosh ti mua që të vij Apo rrugën prap ti do ma hapësh? Jam ka pres me vrap të vij tek ti Hapma gjoksin se kërkoj të pi Hape gojën -dua të më flasësh. Lepurush unë jam çilimi Do më rritësh apo do më plakësh? A s’më pate thenë që do më presësh? Kur mbërrita dukej sikur nata Aty pari erdh’ u bë lehonë Si më polli iku me të katërta Ndanë baneses sate më pat lënë fillikat, braktisur dritheroja Në të ftohtë. Dhe ashtu në dritherim thërrita Numrin tënd nga një telefon publik Zdi nga çëndërr a gjumë të rendë të ngrita Di që zbraza shtratin tënd të ngrohtë Di që dhomës sate u ndez drita Di që qeshe, qeshe gojë plotë.
Ti kërkove koh për të bërë makiazhin Unë i lodhur qesh nga udh’ e gjatë Pata ecur me makinë gjithë natën Vija nga qytet’ i Uashingtonit Pa u ndalur gjer në Detroit Zgjate, mund ta zgjatësh ti makiazhin Një orë a një javë a një vit!
E prap ty kjo nuk të pelqeu S’të pelqeu pritja ime pa nxitim Pe në dhomë _ s’kish më zjarr oxhaku Pe jashtë _ pema s’kishte më blerim. Unë nevoj kam të shkoj diku Kam nevoj për një dush të nxehtë Të heq mjekren se më ngjan kështu Sikur s’jam hic për ty i denjë Lemë të dukem pakëz më i freskët Lemë të bëhem pakëz më i ri. A s’më the dikur që do më presësh A s’më the qe do të pres për ty Dhe sikur të plakëm duke pritur Paske thenë se ke qenë në rritje Por nuk pret tashmë që je rritur. C’i kam bërë, i’a bëra mirë Në se është më shumë se vajzë S’është për mua se është grua Në se është më pak se grua S’jamë për të se jam moshuar Në më deshi ta ndez zjarrë Unë jam vatër në të shuar Në më desh në rrugë t’i dal Udhën time s’kam mbaruar I vi botës rreth e qark I penduar, i lenduar Ç’i kam bërë i’a bëra hak Çmë ka bërë kam meritar.
|