| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Ndanë oborrit tënd E merkure, 20-06-2007, 10:30pm (GMT) Vij atje ku ka pluhur në çdo rrugë
Dhe marrë kodren a Maminasit si dikur Të gjej ty me një fshesë në një dorë Dora tjetër njërin gjoks po peshon Vetën xhamit të dritarës tek shikon Ndanë portës së oborrit kamë ngrirë Shoh tek kthen e tek qesh, e tek afron Ndjejë se ti që më parë më pate ndjerë Si në ëndërr shoh që po me fton Kam frikë qenin-thashë. Një qen i murrmë. Jo, jo _ the ti- qeni s’të kafshon Nuk e di të vij në patç dëshirë Jo nuk vij brënda për të hyrë Po prap vij, vij aty gjithmonë. Ti nuk ishe grua e përdalë Grat’ e tilla s’kan aq ëmbëlsi Unë çunak qesh i pa zararë Mund ta marrësh ta shtrëngosh në gji Mund t’ia puthësh buz e sy, e ballë Se dhe qenin që rri shtrirë mënjane E ka frikë sa s’guxon të vij. Edhe ik-trokita mosh’ me moshë Qesh e qava nëpër dashuri E degdisa vetën nëpër botë Udhë-mundimesh që zënë fill me ty Gjysemgjoksi yt mbi një dorë Dora tjetër ah qe s’mund të fshijë Si ta fshijë ajo kujtimin tim, Kur mesova se çdo bukuri Do kurajo shumë e pak guxim Leri qentë, qentë rrinë mënjanë Hipi kalit oh që hingellin Edhe ik, caj në errësirë Çaje shtetërrethimin si veri Çoje trup-guximin nëpër botë Shpirt-brengimin le në Shqiperi. Edhe ika, ika bashkë me ty Në çdo shtrat femre ku kam rënë Gjysëm gjoksi yt si gjysëm hënë Vajzat lakuriqe m’i ka shpënë Tek obborri i largët ku qe ti Ndërsa vije ti mu bëre ndjenjë E i’u bëre botes ëmbëlsi. Kur t’u trëmba isha çilemi Kur mu dhëmbe napën kishe vënë. E prap shkoj, shkoj nga shkoj e vij Ndanë oborrit ku të pata lënë. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||