| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Kur ndërrohen stinet E merkure, 20-06-2007, 10:31pm (GMT) Tani pres, pres për çdo sekond
Telefonin që aq rrallë bie Ditën kur serish të kem në krahë Të lulëzoj trupin me kafshime Se furtun’ e dallgë ti me zgjove Mbeta bishë që dashurisë kur bie Z’di të bëhet fllad ëe ledhatime. Ti je fryt që vec piqesh larg E zgjas dorën _ prapë nuk të kap Të kafshoj _ prap ripërtërihe. Vetëm, si rri vetëm ti pa mua Udhësh vetëm mua më ke lënë Për atë që të bëri grua Si harrove kush të bëri nënë? Shkuan ditë e shkuan javë, e shkuan muaj Me sa duket ti atje do mbetësh Z’do lexosh më vargjet që kam shkruar Mbrëmjeve në kafene poetësh. Ja tani kaloj prap me makinë Krejt i vetem në Adams Morgen Ku lexojnë miqtë e tanë poezitë Si dikur prap cdo të hënë. Shkoj e futëm, ulëm krejt i heshtur Unë anglishtën tash e flas më keq Nuk i marr as më marrin vesht Uashingtonit nuk kam gjetur tjetër Sikur pata gjetur zërin tënd Sic hesht unë me cigarën ndezur Poezia ime djeg e hesht. Rri kujtoj- kur më the do ikësh Gjoja ish më mirë kështu për mua Mollzash ënde jam këtu kah digjem E rrudhosem lotëve te tua Qe su thane vec u shtua-rritën |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||