Balada e nje kurve të vetmuar
E merkure, 20-06-2007, 10:31pm (GMT)
Ja këtu që nga ballkoni Shoh qytetin para meje Dhe shikoj vetën time shtrirë parkut lakuriq Shikoj tutje monumentin si një shkop i ngul për brinje Përmes zemeres së vampirit mbyt medimin tim të lig mbyt mendimin, ah mendimin që më shtynë të hakmerrem përgjerohem, përpëlitem, kërkoj e nuk gjej shpagim. .
Përballë pallat-përmendorja e Linkolnit Këmbëzbathur gërshetohen gishtat nëpër pemë Si jastek më rri nën kokë kapitolli Kofshat hapur, gjunjet gjer në henë Dhe vjen bota an’ më anë e rreth e rrotull Bota mbarë ndanë meje le të vi Unë e ndjejë që po më shohin, le të shohin Për inatë te tij.
Unë jam grua tek po mbytet dëshperimit Lëngoj, ofshaj e qaj unë pa pushim. Packa se turpi s’veson më për mua E ndrojtja mjegull z’bënë më shpirtit tim
Krejt e lirshëm, shtrirë atje pa stres, Pallati i Pentagonit rri atje, Sikur dorën time grusht e mbledh Nga që monumenti tani dhëmb Poshte krahut, lum’ i Potamaku rrjedh Rrudhur sysh, diellin kam në ballë Dora tjetër shtrirë nga veriu
Grushti im a Shtëpia e Bardhë? Kofshët hapur, krahet anë më anë; Pi cigare apo jam në ëndërr Teksa shoh vetën shtrirë në barë Tokën bëj krevat edhe qiellin dhëndërr.
Ne juglindjen time- qyteti i kristaltë Aeroporti i Reganit është atje Ekrani i një filmi që ecën ngadaltë Prej tymit, cigars qe s’dallonët qartë Ul-ngritje avionesh tejtër më nuk sheh.
Dit’ për ditë ndanë ballkonit pres një ditë Ditën kur do shfaqesh ti papritmas Nga avioni do të zbresësh si një engjëll Engjëll qe më vodhe çiliminë Me dhe kurvën që në park rri shtrirë Dhe nje bishë që çel mijra zogj në zemër Zogj që s’cicerojn’ por ulurijnë Ku ke qenë? Pse vonove? Pse su ktheve?
Kur të vish anija do ketë ikur Ndjenjat që kam patur unë për ty U bënë zogj që nëpër qiej kanë humbur Më lanë shpell’ e mbyllur në vetmi. Mos e ndiq anijen të mos mbytesh Mos e prit të mos presësh kot Prita, prita, prita kthimin tënd Aq sa më s’mund të prisja dot?
Bie shi, leme të fshij fytyrën Unë nuk mund ta mbaroj cigaren duhet të nxitoj e të ndërrohem. Dua te pushoj e ndal të qarën.
Lem të vesh, të vesh atë grua Atë grua që është vetja ime Se iku shkoi dielli prapa kraheve Ate grua do ta mar e do ta coj Nëpër klube-nate t’ia dhuroj Njerzëve qe si njoh as i kam parë Sepse ty me force të kam urryer Kam urryer vetën time edhe burrat Edhe grate e tyre-boten mbarë.
Anije është ajo, e ikur, e humbur Neper dallgë tek përplaset det me det Për nën pesha meshkujsh e kërrusur Zuri tash të plakët me të shpejtë.
Të urreva, oh sa të urreva Të urreva aq sa të kam dashur ty Aq sa kam urryer vetën time Aq sa kurrë z’do ta shpreh me gojë Aq sa vetën time bëra kurvë Toke e detë në krevat i ktheva Bëra sex e bëra dashuri Me gjithë botën --- bota të shikojë. Unë cigaren kurrë se kam mbaruar Se ballkonit bie vetëm shi.
|