Letërsia Shqiptare

Balada e nje kurve të vetmuar
E merkure, 20-06-2007, 10:31pm (GMT)

Ja këtu që nga ballkoni
Shoh qytetin para meje
Dhe shikoj vetën time shtrirë parkut lakuriq
Shikoj tutje monumentin si një shkop i ngul për brinje
Përmes zemeres së vampirit mbyt medimin tim të lig
mbyt mendimin, ah mendimin që më shtynë të hakmerrem
përgjerohem, përpëlitem, kërkoj e nuk gjej shpagim. .

Përballë pallat-përmendorja e Linkolnit
Këmbëzbathur gërshetohen gishtat nëpër pemë
Si jastek më rri nën kokë kapitolli
Kofshat hapur, gjunjet gjer në henë
Dhe vjen bota an’ më anë e rreth e rrotull
Bota mbarë ndanë meje le të vi
Unë e ndjejë që po më shohin, le të shohin
Për inatë te tij.

Unë jam grua tek po mbytet dëshperimit
Lëngoj, ofshaj e qaj unë pa pushim.
Packa se turpi s’veson më për mua
E ndrojtja mjegull z’bënë më shpirtit tim

Krejt e lirshëm, shtrirë atje pa stres,
Pallati i Pentagonit rri atje,
Sikur dorën time grusht e mbledh
Nga që monumenti tani dhëmb
Poshte krahut, lum’ i Potamaku rrjedh
Rrudhur sysh, diellin kam në ballë
Dora tjetër shtrirë nga veriu

Grushti im a Shtëpia e Bardhë?
Kofshët hapur, krahet anë më anë;
Pi cigare apo jam në ëndërr
Teksa shoh vetën shtrirë në barë
Tokën bëj krevat edhe qiellin dhëndërr.

Ne juglindjen time- qyteti i kristaltë
Aeroporti i Reganit është atje
Ekrani i një filmi që ecën ngadaltë
Prej tymit, cigars qe s’dallonët qartë
Ul-ngritje avionesh tejtër më nuk sheh.

Dit’ për ditë ndanë ballkonit pres një ditë
Ditën kur do shfaqesh ti papritmas
Nga avioni do të zbresësh si një engjëll
Engjëll qe më vodhe çiliminë
Me dhe kurvën që në park rri shtrirë
Dhe nje bishë që çel mijra zogj në zemër
Zogj që s’cicerojn’ por ulurijnë
Ku ke qenë? Pse vonove? Pse su ktheve?

Kur të vish anija do ketë ikur
Ndjenjat që kam patur unë për ty
U bënë zogj që nëpër qiej kanë humbur
Më lanë shpell’ e mbyllur në vetmi.
Mos e ndiq anijen të mos mbytesh
Mos e prit të mos presësh kot
Prita, prita, prita kthimin tënd
Aq sa më s’mund të prisja dot?

Bie shi, leme të fshij fytyrën
Unë nuk mund ta mbaroj cigaren
duhet të nxitoj e të ndërrohem.
Dua te pushoj e ndal të qarën.

Lem të vesh, të vesh atë grua
Atë grua që është vetja ime
Se iku shkoi dielli prapa kraheve
Ate grua do ta mar e do ta coj
Nëpër klube-nate t’ia dhuroj
Njerzëve qe si njoh as i kam parë
Sepse ty me force të kam urryer
Kam urryer vetën time edhe burrat
Edhe grate e tyre-boten mbarë.

Anije është ajo, e ikur, e humbur
Neper dallgë tek përplaset det me det
Për nën pesha meshkujsh e kërrusur
Zuri tash të plakët me të shpejtë.

Të urreva, oh sa të urreva
Të urreva aq sa të kam dashur ty
Aq sa kam urryer vetën time
Aq sa kurrë z’do ta shpreh me gojë
Aq sa vetën time bëra kurvë
Toke e detë në krevat i ktheva
Bëra sex e bëra dashuri
Me gjithë botën --- bota të shikojë.
Unë cigaren kurrë se kam mbaruar
Se ballkonit bie vetëm shi.


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.