Sami Vranovci
E marte, 02-02-2010, 11:40pm (GMT+1)
 | | Sami Vranovci |
Sami Vranovci u lind me 5 shkurt 1962 në Prelez të Muhaxhirëve. Shkollën fillore e kreu në Prelez të Muhaxhirëve, ndërsa të mesmen në Ferizaj. Mbaroi Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Merret kryesisht me poezi për të rritur. Ka botuar në Gazetën “Bota e re” , “ Zëri i Rinisë” , “Bashkimi”, në Prishtinë, “Ferpress” në Ferizaj. Është bashkautor në librin “Katërmbëdhjetë autorë” i botuar në vitin 1985 në Ferizaj,nga Klubi letrar “De Rada” dhe në antologjinë “Orët e bardha” të krijuesve të Klubit letrar “De Rada” të Ferizajt,botuar në vitin 2001. Në dhjetor të vitit 2005 zuri vendin e parë në konkursin letrar –Takimet Kulturore “Kadri Kadriu” të organizuar në Drejtoria e Kulturës dhe Qendra e Kulturës e Pudujevës, konkurs në nivel të Kosovës. Punon në shkollën e mesme bujqësore “Zenel Hajdini” në Ferizaj.
|