Flijimi nuk është akt i kotë
zëra lutjesh a t`vrajnë ndërgjegjen botë
Luftë diplomatësh
luftë gjer në pambarim
me armatim të rëndë gënjesh...
më falni ndërgjegjen
dhe
Shën Jeronimi, Dante, Shekspiri, Gete, përdhosen
sot
Krishtin e kryqëzuar fajësojnë
Flijimi nuk është akt i kotë
imazhin tënd do ndryshuar botë
Nga Libri: Kontrast ngjyrash, Botues: ’’Prometheus“ – Graz, 1996