Syçka ime, Lebi
E diel, 03-02-2008, 01:49pm (GMT)
1. Ti je krejt e butë, syçka ime, Lebi trëndafil pa të cilin dita s’lind yjendezur, belëkëputur, e tejdukshme lëkurëmollë je, Lebi im prandaj, prej flokut tënd bëra botën rrugët qiellore bëra diejt verorë të kohës: të freskët e plot ndriçim 2. Lakuriq, ti je më e hareshmja e botës vallja e jetës je syçka ime: e vetmja që dua Lebi, me shpirtin prej qumështi e trupin aromë dielli Lakuriq, ti je si një anurkë afshi yt i nxehtë vërshon venët e mia Lebi im, e gruri yt i arrirë 3. Lakuriq, ti nuk urren - kaltëron qiellin Lebi im, gjuha jote lëng qershize mbi trupin tim derdh një kalli gruri në buzët tua përhumbem unë 4. Syçka ime, amshimi im në liqejt malor të kokës sonë varkë dehjesh lundron tmerrshëm dhe kjo çmenduria na bën të pavdekshëm mua dhe ty syçka ime, Lebi, Lebi im
|