Letërsia Shqiptare

Netët me gërvishje
E enjte, 10-01-2008, 01:17pm (GMT)

Thellë në vehten teme flejnë kangët e pakëndueme
Migjeni

Vargje të gervishura në shqetësimet e netëve,
Të papara, të palexuara nga sy të tjerë.
Ndjesi të mbledhura si në hojet e bletëve,
Kënaqësi vargëzimi që rrallë e kam ndjerë.

I heshtur lexoj ato, që kam shkruar,
Dhe bisedën nis me një ndjesi të shprehur!
Dhe nata më duket tepër e shkurtuar,
Kur gruaja më qorton për vonesën në të fjetur.

Në gjumë endem nëpër vite të shkuar,
Dhe malli më mbyt për kohrat me pragje.
Kur sytë një ditë do më jenë në të shuar,
Dikush ndoshta do më lexojë këto vargje.

6 Mars 2003



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.