Letërsia Shqiptare

Fat i pashkruar
E enjte, 10-01-2008, 01:18pm (GMT)

Gomone përcjell dorë e gjërë e detit,
Njerëz të hutuar, nga shpresa të grryer.
Shqiptarë, kurdë apo sorollop i duvletit,
Ankthfeksur nisen me zemër të shqyer.

Dhe hëna vëzhgon si natë e errët griset,
Mes tyre intelektualë në gomon paketuar,
Me ëndrra  që nga hiçgjëja harlisen,
Dhe fat i pashkruar që rëndë i ka malllkuar.

15 Maj 2003



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.