Letërsia Shqiptare

Pjesa e braktisur
E enjte, 10-01-2008, 01:19pm (GMT)

Një pjesë te vetvehtes diku e lash,
Dhe çuditërisht u ndjeva i lehtësuar.
Një dritë e bardhë grisi renë e trash,
Dhe brënda meje u fut si e përmalluar.

Kjo dritë pa peshë tek unë burgosur,
Boshllëkun ma vret me eksitime.
Pjesa e braktisur si hije e sakatosur,
E shkëputur si yjet nga qielli me drithërime.

17 Qershor 2003



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.