Një falkon i uritur me krahë të nderur,
Kaltërsinë e qiellit gris parreshtur,
Për gjah vëzhgon me sy të terur,
Ndonëse dhe etja fluturimin ia ka mefshur.
Tutje në një skaj dritë e bardhë shkëlqeu,
Shkreptimë mes resh që pika shiu polli,
Drejt reve niset dhe sytë atje ngërtheu,
Shuajtja e etjes ide e çastit dolli.
Ja një pike shiu në rrugën e rënies,
Që syri falkonit vëzhgon i merakosur,
Në sqep i kalbet idea e ngrënies,
Ndërsa pika zbret drejt tokës së shkëmbosur.
Krahët mbledh dhe shtrin falkoni i etur,
Me sqep të hapur gati për gëlltitje,
Në shkemb përplaset shpend i drobitur,
Dhe pika e shiut copëzohet në spërkitje.
27 Qershor 2003