Më ranë disa qerpikë
E enjte, 10-01-2008, 01:21pm (GMT)
Dhëmbja më vjen si një natë e errët, Dhe dritë e hënës prek shpirtin e verbuar. Mjegulla e dëndur shkund krahët e lodhur, Dhe djersë lëshon mbi barin e vjetruar.
Mbi libra më ranë disa qerpikë, Dhe syri i lodhur më duket si gogël. Të vegjël erdhëm, me frikë dhe skeptikë, Të mëdhej ikim nga kjo botë e vogël.
27 shtator 2003
|