Buzët e të kaluarës
E enjte, 10-01-2008, 01:23pm (GMT)
Ra dëbora e parë e këtij dimri, Dhe unë hesht si një vizion i humbur. Rrëshqasin ditët si faqet e një libri, Dhe unë terem si një rrobe e shkundur.
Meritat e dikurshme tashmë u pluhërosen, Dhe çdo gjë u tulat si me pahir. Bisedat e vjetra në vetmi m’u sosën, Dhe detrat më duken si ujra të ngrirë.
Buzët e të kaluarës mërmërisin ca fjalë! Që me përtesë nisin rrugën drejt meje! S’ka gjë se jehon’e tyre më vjen si e çalë; Drithërima të vjetra më zgjojnë ndër deje.
2 Dhjetor 2004
|