Ëndërra mullijsh
E enjte, 10-01-2008, 01:24pm (GMT)
Të njoha në kohrat e gozhdimit t’ëndrrave Kohra horizont-thara nga mëndje-shterpësia U takuam në rrugët me shpresa të gjelbërta Në rrugët me banderola ku harlisej dlirtësia.
Dhe ecëm mbi vija aksionesh të djersitur Vija, ku lërohen toka baballarësh. Unë mgrija kulla dhe oxhaqe të përzhitur Kurse ti digjje shpirtrat mëkatarësh
Çuditërisht seç mbjell ti pozicione zjarri, Pozicione, që ndeshen me vehten dhe heshtjen. Me vehten, si në trutë e një të marri Ku mullijtë me Don Kishotin përleshen.
Kavajë, 1962
|