Letërsia Shqiptare

Ti s’e sheh diellin
E enjte, 10-01-2008, 01:25pm (GMT)

Babait tim që ikën natën dhe vjen natën

Ti ngrihesh nga shtrati në ora katër,
Kur dielli s’ka fryrë akoma bullçitë.
Dhe ikën, pa u shmallur me tonën vatër,
Nëpër errësirën, që vallëzon si çingitë.

Kur kthehesh, është natë, yjet qajnë
Dridhen ato, sikur kanë frikë
Dhe dritë e tyre e mefshur
Bije si pika loti nën qerpikë.

Natën ti ikën, dhe natën ti vjen
Në shtëpi dhe qytet s’e sheh ti diellin
As neve, që gra dhe burra u bëmë,
Dhe me kokë po kapim qiellin.

Po ne të shohim, ... çdo ditë po plakesh
Të shohim tek vajton i heshtur
Kur shikimin tek ne derdh i përmalluar
Dhe lotin, që rrjedh në faqen e rreshkur.

Kavajë, 24 Gusht 1961



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.