Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E marte, 13-05-2008, 10:25am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
 » Sami Frashëri
 » Suzana Kuqi
 » Shazim Mehmeti
 » Shpendi Sollaku
 » Skënder Rusi
 » Shpëtim Kelmendi
 » Skënder Temali
 » Sarë Gjergji
 » Skënder Luarasi
 » Stavri Pone
 » Suzana Zisi
 » Shqipe Malushi
 » Sadik Krasniqi
 » Salajdin Salihu
 » Selim Çerkezi
 » Sabit Rrustemi
 » Skender Biqkaj
 » Sami Gjoka
 » Sali Beqiraj
 » Savo Gjirja
 » Shefqet Dibrani
 » Sidorela Risto
 » Shaip Emërllahu
 » Syhejl Havolli
 » Stefan Martiko
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët S-SH » Savo Gjirja
 
Savo Gjirja
E enjte, 10-01-2008, 01:28pm (GMT)

Savo Gjirja
Savo Gjirja lindi në Kavajë në dhjetor te vitit 1946. Dëshira për të hedhur në vargje ëndrrat dhe mendimet miturake i lindën në kohët e hershme të moshës 15 vjeçare. Elementët e përditshme të jetës së asaj kohe edhe mund t’i ketë deformuar, por brënda tyre ato mbartnin një pjesë të mendimit të tij, të dëshirave të tij, apo pjesë të fantazisë së tij reale. Shkrimet e tij ngelën për një kohë të gjatë në fleta dhe blloqe shënimesh.
Savo Gjirja është diplomuar si Inxhinier Mekanik në Fakultetin e Inxhinierisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës në vitin 1969 dhe me pas në shtator të vitit 1972 emrohet punonjës mësimor-shkencor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit Shtetëror të Tiranës.
Nga viti 1979 deri në vitin 1983 ai punoi dhe studjoi si kërkues shkencor në Departamentin e Konvertimit të Energjisë, në Universitetin Teknologjik “Chalmers” të Gothenburgut në Suedi, ku mbrojti disertacionin për gradën Doktor i Shkencave (PhD).
Në vitin 1983 Savo kthehet në Atdhe për të vazhduar punën në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku emrohet përgjegjës i Katedrës së Makinave të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike (1984). Gjatë kësaj kohe ai udhëhoqi procesin mësimor e shkencor të kësaj katedre, dhe Komisioni i Lartë i Atestimit i  akordon titullin Docent në vitin 1987, dhe titullin Profesor në vitin 1989. Për punë efektive dhe kontributin e dhënë në proçesin mësimor të Fakultetit të Inxhinierisë, Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë e dekoroi me urdhërin “Naim Frashëri”
Në vijushmëri të punes së tij ai hartoi tekste mësimore, monografi dhe udhëzues për studentët e universitetit dhe inxhinierët e industrisë. Në vitin 1991 ai u ftua nga Instituti Suedez dhe Departamenti “Thermo and Fluid Dynamics” i Universitetit të Chalmersit në Gothenburg të Suedisë, për të bashkëpunuar me shkencëtarë të tjerë në fushën e kerkimëve dhe në atë të proçesit mesimor të atij Universiteti.
Që nga ajo kohë ai vazhdon të punojë në aspektin eksperimentalo-laboratorik dhe shumë nga këto studime ai i ka publikuar në konferenca dhe kongrese të ndryshme ndërkombëtare. Megjithatë ai nuk është shkëputur nga pasionet e vjetra të letërsisë. Herë pas here atë e gjen duke zhgaravitur jo vetëm formula, por dhe vargje apo fragmente prozash letrare.

(Marë nga bigrafia e tij mësimore-shkencore)

Përmbledhur me shkurtime nga Meri Gjirja


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Me trastë në shpinë (10-01-2008)
Ti s’e sheh diellin (10-01-2008)
Ëndërra mullijsh (10-01-2008)
Buzët e të kaluarës (10-01-2008)
Në vatrën e vjetër (10-01-2008)
Dy gladiatorë (10-01-2008)
Më ranë disa qerpikë (10-01-2008)
Falkoni dhe pika e shiut (10-01-2008)
Pjesa e braktisur (10-01-2008)
Fytyrë pa vetulla (10-01-2008)
Fat i pashkruar (10-01-2008)
Netët me gërvishje (10-01-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Savo Gjirja

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]