Sytë e mij të mjegulluar
E marte, 22-01-2008, 08:38pm (GMT)
Një mjegull e rënde varet mbi qytet, Frymëmarrje e lagur dhe sy të penguar. Pamje të mjegullta dhe gjithë siklet, Çdo gjë ngjyrë gri dhe diell i harruar.
Ankohet gruaja për kët vënd te skajshëm, Me ftohtësi në natyrë dhe në shpirt. Çuditshëm feks një diell i përvajshëm, Dhe tutje shtyhet mjegull e përhirt.
Po sytë e mij ngelën të mjegulluar, Ndonëse pëlhurën mjegulluese e gelltiti deti. Ndër mëndje me vjen një kujtim i harruar, Atje larg në vëndlindje mëndja ime mbeti.
Göteborg, 16 Mars 2003
|