Letërsia Shqiptare

Sytë e mij të mjegulluar
E marte, 22-01-2008, 08:38pm (GMT)

Një mjegull e rënde varet mbi qytet,
Frymëmarrje e lagur dhe sy të penguar.
Pamje të mjegullta dhe gjithë siklet,
Çdo gjë ngjyrë gri dhe diell i harruar.

Ankohet gruaja për kët vënd te skajshëm,
Me ftohtësi në natyrë dhe në shpirt.
Çuditshëm feks një diell i përvajshëm,
Dhe tutje shtyhet mjegull e përhirt.

Po sytë e mij ngelën të mjegulluar,
Ndonëse pëlhurën mjegulluese e gelltiti deti.
Ndër mëndje me vjen një kujtim i harruar,
Atje larg në vëndlindje mëndja ime mbeti.

Göteborg, 16 Mars 2003



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.