Retë rrebele mbushën qiellin,
Të zeza po sulen me tërbim,
Leshngatruar po afron nata,
Dhe era mjaulinë pa pushim.
Dy hije fantazme janë ngritur,
Dy vëllezër s’e di për çfar,
Shpatat kryqëzojnë me shpirt të cfilitur,
Këtë natë të egër, të ftohtë acar.
***
Retë ngërthehen me hënën e plotë,
Që arratiset ndër yjet e dlirë…
Një vrasje vëllai pa funeral, pa lot,
Vetëm ngërdheshje ... ç’moment i vështirë!
Kavajë, 5 Mars 1962